METE përplaset me Metrologjinë
për subjektet e gjobitura si vjedhës
Sipas Enno Bozdos, zv.ministër i METE-s, Metrologjia nuk ka pengesë për të bërë publike emrat e vjedhësve të karburantit. Berisha kishte kërkuar ndryshim të ligjit, me një Akt Normativ, por ministria gjykon se kjo është e tepër.
TIRANE - Ministria e Ekonomisë ia “le në derë” Metrologjisë fajin për mospublikimin e emrave të subjekteve të shitjes me pakicë të karburanteve, pas reagimit të opinionit lidhur me mungesën e transparencës për firmat e gjobitura në shkelje të ligjit. Një reagim në këtë drejtim, madje, pati edhe kryeministri në ikje Sali Berisha, në mbledhjen e një jave më parë të qeverisë, i cili arriti deri aty, sa të kërkojë ndryshim të ligjeve që pengojnë nxjerrjen publikisht të emrit të subjekteve që mashtrojnë qytetarët, duke u hedhur në serbator të makinës më pak karburant se sa kanë paguar.
Dje, në një prononcim për median, ministria e Ekonomisë ka deklaruar se projekt-akti normativ ishte përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, por, pas konsultimeve të gjëra juridike, METE mendon se nuk është i nevojshëm një akt i tillë “përsa kohë ekziston e gjithë hapësira ligjore që Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë të bëjë publike rezultatet e inspektimit të saj”. Për më tepër, sipas zëvendësministrit Enno Bozdo, Ligji për Metrologjinë shpreh qartë detyrimin e DPM-së të publikojë të dhëna inspektuese atëherë kur preken interesat e konsumatorit.
Ky qëndrim zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i është përcjellë dje Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, si dhe në të njëjtën kohë është vënë në dijeni edhe kryeministri, tha ai. Në një deklaratë për shtyp, e dyta e këtij lloji, drejtoresha e këtij institucioni, Kozeta Mesiti, pranoi, disa ditë më parë, se nga kontrollet e bëra janë konstatuar vjedhje nëpërmjet manipulimit të aparateve matës.
Por, edhe përpara një situate të vjedhjes flagrante dhe të një vepre penale të dënueshme penalisht, Mesiti dhe institucioni që ajo drejton nuk pranoi të japë informacion se për cilat subjekte bëhej fjalë. Qytetarët në rolin e konsumatorit kanë të drejtën e pacënueshme dhe të mbrojtur nga ligjet në fuqi për t’u informuar, ç’ka në rastin më të keq e bën DMP-në palë me shkelësit e ligjit që vjedhin dhe grabisin hapur qytetarët.
“Çdo qytetar le ta marrë vesh se kush i bën hile dhe kush nuk i bën hile. Kjo qenka shumë interesante. Ai merr dhe përzien naftën me naftë pusi dhe në do t’i themi prit se e ruajmë ne sekretin. Jo, nuk do të ketë asnjë sekret”, tha Berisha. Në se ekziston ndonjë pengesë ligjore, do të bëhet një akt normativ sot për të hequr çdo pengesë ligjore, shtoi ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3038
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35