METE: Privatizimi i 4 HEC-eve
bazohet në ligj, drejt përmbylljes

METE: Privatizimi i 4 HEC-eve <br />bazohet në ligj, drejt përmbylljes
TIRANE - Pas akuzave të Kryesocialisit Rama të hedhura sot ndaj qeverisë lidhur me privatizimin e disa aseteve publike në vend, ka reaguar Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Thirrjet e shefit të opozitës për bllokimin e privatizimit të 4 HEC-ve METE i ka cilësuar “presion i drejtpërdrejt ndaj klimës së biznesit dhe shantazh ndaj investitorëve të huaj.”

Nëpërmjet një deklarate për mediat METE thotë se privatizimi i disa sektorëve si energjetika dhe hidrokarburet janë realizuar në bazë të ligjit.

“Fakt është që privatizimet e Albpetrolit dhe 4 HEC-ve Bistrica 1 dhe 2, Ulza dhe Shkopeti janë bërë në transparencë maksimale dhe përpara kamerave e publikut” thuhet në njoftimin për shtyp.

METE sqaron gjithashtu se privatizimi i këtyre subjekteve është në fazën përmbyllëse.

Duke shprehur keqardhje për qëndrimet e Ramës, për të cilin METE shprehet se ka mungesë të plotë informacioni, Ministria thekson se shumë prej privatizimeve të caktuara janë të filluara nga qeverisja socialiste.

“Z. Rama duhet të dijë se menaxhimi dhe privatizimi i disa aseteve publike në sektorët strategjik, siç janë energjetika dhe hidrokarburet, shumë prej të cilave të filluara nga qeverisja socialiste, janë bërë në bazë të ligjeve të këtij vendi dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”, bëhet e ditur në deklaratën e METE-së.

Në përfundim të deklaratës thuhet se “METE do të vazhdojë të jetë krejtësisht e hapur dhe transparente në veprimtarinë e saj për menaxhimin e sektorëve të ekonomisë si dhe në privatizimin e aseteve publike me qëllim që të kontribuohet sa më shumë për rritjen ekonomike të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare.”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje