TIRANE - Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës deklaron se momentalisht nuk ka një kontratë të nënshkruar për privatizimin e Albpetrol, dhe qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për ekzekutimin e garancisë 85 milionë euro të ofertës prej 850 milionë euro të kompanisë Vetro Energy
Sokol Dervishaj zv ministri i Energjetikës por dhe kryetari i komisionit të vlerësimit të ofertave të tenderit doli në një konferencë për shtyp në orën 14:00 për të informuar mbi situatën aktuale ku ndodhet procesi i privatizimit të kompanisë së naftës Albpetrol.
Dervishaj tha se kompania nuk ka depozituar 20 %, ose 170 milionë të kontratës pavarësisht se ishte kërkuar shtyrja e afatit të negociimit të kontratës dhe Ministria ishte pranuar kjo shtyrje.
“Kompania më 1 nëntor kërkoi shtyrjen e afatit të negocimit dhe më 2 nëntor, u shty me 30 ditë afati i negociimit të kontratës. Dhe afati i fundit i përmbushjes së saj ishte 3 dhjetor. Deri më 3 dhjetor nuk ka pasur një përfundim të sukseshshëm, kontarata nuk është nënshkuar. Kompania nuk ka depozituar 20 % e kontratës dhe ministria duke i lindur e drejta nga dokumentet standarde ka filluar procedurën e kërkimit të 10 % të vlerës prej 85 milionë si kriter kryesor të përmbushjes së detyrimit, që është dhe garancia e kontratës.”- tha ai
Dervishaj ka pohuar se negociatat kanë mbetur pezull dhe qeveria pret çfarë do të thotë konsulenti Paton Bogs, por nëse Vetro Energy do të depozitojë në ditët në vijim garancinë e kontratës, METE do të tregojë fleksibilitet për të vlerësuar rifillimin e negociatave, duke pasur në vëmendje rëndësinë e veçantë të këtij privatizimi.
“Se çfarë do të bëhet më tej do sqarohet në momentin e duhur në bashkëpunim me konsulentin Paton Bogs…Aktualisht nuk ka pagesë, në rast se kompania do të depozitojë garancinë e kontratës prej 20 % jemi të hapur të marrim në konsideratë për t’i dhënë kompanisë shansin e nevojshmë për të vazhduar negociimin”- sqaroi Dervishaj.
Dervishaj nuk pranoi se njëri nga shkaqet e dështimit ishte mos hipotekimi i puseve nga Qeveria, duke deklaruar se privatizimi nuk parashikonte shitjen e puseve, por dhënien në përdorim të tyre për një periudhë 25-vjeçare.
Ndërkohë që pak ditë më parë ministri i Financave, Ridvan Bode i pyetur në komisionin e Ekonomisë pohoi se nuk ka asnjë zhvillim për procesin e privatizimit pra kompania nuk kishte arkëtuar garancinë.
VETRO, 51 % E ZOTERON REZART TAÇI
Vetro Energy është një konsorcium i YPO (grupi Taçi), e cila zotëron 51 % dhe Silk Road Equity nga SHBA fitoi tenderin në shtator të 2012 duke ofruar vlerën e 850 milionë eurove. Ndërkohë, Albpetrol, kompania e naftës dhe e gazit në Shqipëri, aktualisht është në zotërim të qeverisë shqiptare, me qendër në Patos. Aksioneri i vetëm është ministria e Ekonomisë. Aktualisht, rreth 95 për qind e puseve të kompanisë "Albpetrol" menaxhohen nga kompanitë koncesionare, kryesisht nga kanadezët e "Bankers", të cilët e kanë marrë të drejtën mbi operimin e tyre në vitin 2004, për 25 vjet. Kompania "Albpetrol" sot menaxhon rreth 1200 puse, me prodhim vjetor prej 1 milion fuçish nafte. Pas privatizimit, kompania do të menaxhohet e gjitha nga pronari i ri dhe shteti nuk do të ketë asnjë të drejtë mbi vendburimet e naftës dhe gazit. Pronari i ri i kompanisë së vetme shtetërore të prodhimit të naftës blen përgjithnjë asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, kurse të drejtën për kërkim dhe zhvillim nafte e mban për 25 vjet, me anë të një licence të posaçme hidrokarbure.
Në fillim të muajit dhjetor, zëvendësministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj, i cili është edhe kryetar i komisionit për privatizimin e Albpetrolit, deklaroi se në bankë është bllokuar garancia 20 për qind, pra 170 milionë euro, si dëshmi e aftësisë paguese, duke u hapur rrugë negociatave. Pak ditë më parë, ministri Haxhinasto tha se garancia derdhet në bankë pas mbylljes së negociatave dhe, me miratimin në Kuvend, derdhet edhe pjesa tjetër (diferenca nga 170 milionëshi i 850 milionë eurove). Afati i negociatave dypalëshe, parashikuar me një VKM për një maksimum prej 60 ditësh, që u kapërcye që më 3 dhjetor
Kalimi i këtyre fondeve është shumë i rëndësishëm për qeverinë në këtë fazë të vështirë të rënies së të ardhurave buxhetore . Megjithatë, kreu i Financave Bode ka deklaruar se paratë e Albpetrolit nuk do të përfshihen në buxhet dhe për to do të bëhet një program i veçantë shpenzimesh. Institucionet e huaja financiare kanë sugjeruar që me ato të ardhura të zbutet borxhi publik, por një gjë e tillë në heshtje nuk është pranuar nga qeveritarët, që kanë rritur mbi nivelin e 60 përqindëve nivelin e tij për vitin e ardhshëm, duke lënë të kuptohet se ato do të përdoren për investime, shumë të nevojshme për të në një një vit elektoral.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Taçi zotëron 51 % të kompanisë