Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH, zbardhet përgjimi i SPAK! Inxhinieri dorëzoi zarfin me para! Biznesmeni flet me zyrtaren: T'i sjell Silvi direkt

Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH, zbardhet përgjimi i SPAK! Inxhinieri dorëzoi zarfin me para! Biznesmeni flet me zyrtaren: T'i sjell Silvi direkt

Zbardhen episode nga përgjimet që çuan në pranga sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë. Në fakt SPAK kishte në përgjim një numër personash lidhur me një çështje tjetër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjatë përgjimeve, u evidentua një telefonatë ku Vladimir Topi flet me Laura Shteton të cilës i thotë “do ti sjellë Silvi Direkt”. Më pas, biznesmeni flet me inxhinjerin e kompanisë së tij Silvi Shehu të cilit i kërkon që ti dorëzojë 330 mijë lekë Laura Shtetos, specialiste në ministrinë e Shëndetësisë.

Oficerët e BKH janë ngarkuar për ta ndjekur situatën në vijim me vëzhgime ambientale dhe përgjime ku ka rezultuar se Silvi Shehu është takuar tek rruga e Kavajës me Laura Shteton. Kjo e fundit ka marrë prej tij një zarf me të cilin ka hyrë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka shkuar në zyrën e sekretares së përgjithshme Joana Duro.

Në këtë moment, oficerët e BKH ndërhynë duke vënë në pranga dy zyrtaret dhe sekuestruan edhe shumën prej 330 mijë lekësh. Hetuesit po verifikojnë nëse punonjësja e ministrisë Laura Shteto ka pasur përfitim nga veprimet që ka kryer. Nga ana tjetër Sekretarja e Përgjithshme e dikasterit Joana Duro ka mohuar akuzat pas arrestimit ndërsa në gjykatë është shprehur se nuk e dinte çfarë kishte në zarfin që specialistja Laura Shteto kishte dërguar në zyrën e saj.

Sipas prokurorisë, aty u gjetën 330 mijë lekë të dhëna ryshfet për favorizimin e kompaninë  'DRICONS’ në tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Një ditë më parë GJKKO la në burg sekretaren e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialisten Laureta Shteto. Pikërisht kjo e fundit, sipas SPAK, është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e fituar nga kompania “Dricons”.

Katër arrestimet u kryen pasi SPAK kishte në përgjim një numër personash lidhur me një çështje tjetër në Ministrinë e Shëndetësisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së 'MSH', mosha 73 vjeçare shpëton nga qelia administratorin e "Dricons"! Lihet në burg inxhineri

TIRANË- Mosha e thyer ka ‘shpëtuar’ nga qelia administratorin e kompanisë, 'DRICONS’ Vladimir Topin i cili akuzohet nga SPAK për dhënien e ryshfetit 330 mijë lekë për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

Ai u lirua nga paraburgimi tri ditë pas arrestimit. Për shkak të moshës së tij 73-vjeçare, gjykata vendosi sot që i dyshuari për korrupsion aktiv të zyrtarëve të hetohet në “arrest shtëpie”.Lirimi i tij u bë me kërkesë të prokurorëve të SPAK të cilët thanë se nuk kishin verifikuar moshën e të pandehurit. Ndërsa Inxhinieri i kompanisë së tij, Silvi Shehu, është lënë në “burg pa afat” nga GJKKO me akuzën e korrupsionit.

Administratori i subjektit privat dhe inxhinjeri i arrestuar mësohet se nuk kanë pranuar të flasin në gjykatë.

Një ditë më parë GJKKO la në burg sekretaren e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe specialisten Laureta Shteto. Pikërisht kjo e fundit, sipas SPAK, është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e fituar nga kompania “Dricons”.

Katër arrestimet u kryen pasi SPAK kishte në përgjim një numër personash lidhur me një çështje tjetër në Ministrinë e Shëndetësisë. Por gjatë përgjimeve, u evidentua një telefonatë ku Vladimir Topi flet me Laura Shteton të cilës i thotë “do ti sjellë Silvi direkt”.

Më pas, biznesmeni flet me inxhinjerin e kompanisë së tij Silvi Shehu të cilit i kërkon që ti dorëzojë 330 mijë lekë Laura Shtetos, specialiste në ministrinë e Shëndetësisë.

Oficerët e BKH janë ngarkuar për ta ndjekur situatën në vijim me vëzhgime ambientale dhe përgjime ku ka rezultuar se Silvi Shehu është takuar tek rruga e Kavajës me Laura Shteton.

Kjo e fundit ka marrë prej tij një zarf me të cilin ka hyrë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka shkuar në zyrën e sekretares së përgjithshme Joana Duro.

Në këtë moment, oficerët e BKH ndërhynë duke vënë në pranga dy zytraret dhe sekuestruan edhe shumën prej 330 mijë lekësh.

Hetuesit po verifikojnë nëse punonjësja e ministrisë Laura Shteto ka pasur përfitim nga veprimet që ka kryer.

Nga ana tjetër Sekretarja e Përgjithshme e dikasterit Joana Duro ka mohuar akuzat pas arrestimit ndërsa në gjykatë është shprehur se nuk e dinte çfarë kishte në zarfin që specialistja Laura Shteto kishte dërguar në zyrën e saj. Sipas prokurorisë, aty u gjetën 330 mijë lekë të dhëna ryshfet për favorizimin e kompaninë  'DRICONS’ në tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Dy zyrtaret e arrestuara më 2 qershor 2023 akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Kompania fitoi tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të qëndrave shëndetësore në Tiranë e Durrës të me vlerën 672.457.60 lekë ndërsa fondi limit ishte 805.872.23 lekë. 

S.G/A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit