Metën e 'tradhton' edhe zëdhënësi: Edhe në rast lufte, zgjedhjet mund t'i shtyjë vetëm Kuvendi/ VIDEO

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi doli sot në një deklaratë për mediat për të mbrojtur argumentin e vazhdueshëm të Metës, se nuk është shkelur Kushtetuta me dekretin për anulimin e 30 qershorit.

Por teksa citoi një frazë nga raporti i Komisionit të Venecias, Blushi deklaroi se vetëm në rast të gjendjes së jashtëzakonshme është parlamenti që duhet të miratojë legjislacion për shtyrjen e zgjedhjeve, pra jo presidenti siç ndodhi me rastin e 30 qershorit.

"Dokumenti Tao Tao përhap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet.

Ndërkohë sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: “Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet”, u shpreh Blushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë