'Venecia': Meta veproi përtej fuqive të tij kushtetuese me anulimin e 30 Qershorit, por nuk mjafton për shkarkimin

Komisioni i Venecias miratoi sot raportin përfundimtar duke deklaruar se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kapërceu fuqitë kushtetuese me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por kjo nuk mjafton për ta cilësuar si shkelje të rëndë dhe për ta shkarkuar nga detyra. "Edhe nëse Presidenti mund të ketë kapërcyer kufijtë me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos justifikohet".

Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen se Presidenti nuk mund të shtyjë zgjedhjet pa konsensus politik, por e vendos në dyshim nëse kjo mund të konsiderohet një shkelje serioze. "Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet. Komisioni i Venecias vë në pikëpyetje nëse kjo është e një karakteri të tillë sa të provojë “shkelje serioze" thuhet në deklaratë. 

Ekspertët nënvizojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe pritjen se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. "Zgjedhjet lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamentare" vijon më tej deklarata. Por në fund, çfarë do vendimi që të marrë Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe më pas Kuvendi, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushteteuse, e cila nuk është në funksion. 

"Edhe nëse Presidenti mund të ketë kapërcyer kufijtë në shtyrjen e zgjedhjeve lokale, shkarkimi mund të mos jetë i justifikuar. Në sfondin e një procedure aktuale të shkarkimit kundër Presidentit shqiptar Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale, ekspertët kushtetues të Këshillit të Evropës të Komisionit të Venecias konkludojnë se ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej fuqive të tij kushtetuese, ka indikacione se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që justifikojnë shkarkimin.

Sipas raportit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta ose katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhet të miratojë legjislacion ad hoc për të shtyrë zgjedhjet. Në përgjigje të krizës politike në vend dhe një bojkoti zgjedhor nga disa parti të mëdha politike, Presidenti fillimisht anuloi dhe më pas shtyu zgjedhjet lokale. Edhe nëse Kuvendi do të konstatonte se Presidenti tejkaloi kufijtë e tij, Komisioni i Venecias vë në dyshim nëse ky ishte i një karakteri kaq të nevojshëm për të vërtetuar një "shkelje serioze".

Ekspertët nënvizojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe pritjen se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. Për më tepër, zgjedhjet lokale nuk kanë të njëjtin status kushtetues si zgjedhjet parlamentare. Ekspertët thonë se edhe nëse Kuvendi do të përcaktonte seriozitetin e shkeljeve, kjo nuk duhet domosdoshmërisht të çojë në fajësim, duke marrë parasysh fuqinë e Kuvendit për të marrë parasysh qëllimet e tjera kushtetuese, siç janë mbajtja e kontrolleve dhe ekuilibrave dhe stabiliteti në Vendi. Nëse Kuvendi do të vendoste në favor të shkarkimit, në fund do t'i takonte Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht nuk funksionon, të konfirmojë nëse vendimet e Presidentit janë me shkelje "serioze" që do të justifikonin shkarkimin e tij" thuhet në deklaratën e plotë të Komisionit te Venecias. 

Raporti që u miratua sot do publikohet të hënën i plotë dhe do i dërgohet Komisionit të Posaçëm Hetimor që është ngritur në Shqipëri për të evidentuar shkeljet e kreut të shtetit.  Ilir Meta ndërroi mendje duke dërguar këshilltarët e tij në mbledhjen e sotme të komisionin e Venecias Bledar Dervishaj, Arben Cici dhe Ilda Zhulali, të cilët deklaruan në seancën që u zhvillua se Presidenti shqiptar respektoi Kushtetutën me vendimin për anulimin e zgjedhjeve. Po ashtu përfaqësues kishte edhe shumica që i qëndruan akuzave se Meta tejkaloi kompetencat duke shkelut Kushtetutën.

Ndërkohë që Presidenti i Komisionit të Venecias Buquicchio i bëri apel politikës në Shqipëri që të lerë ndasitë dhe të bashkohet në dialog për të mirën e vendit dhe proceset integruese.  “Tashmë opinioni u miratua. Unë bëra thirrje në fund të takimit që të gjitha forcat politike në Shqipëri të nisin një dialog të vërtetë, sepse ju keni nevojë për stabilitet, keni nevojë të bëheni bashkë për të mirën e shqiptarëve. Politika është politikë, por e rëndësishme është vullneti I shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ju keni konsumuar kaq shumë kohë me konflikte politike”, u shpreh Buquicchio për A2.  

Pas draftit paraprak (lexo ketu) tashmë raporti përfundimtar që u miratua sot do i vijë komisionit në Tiranë që drejtohet nga shumica, e cila është e vendosur për të shkarkuar Presidentin, por edhe nëse do të miratohet në Kuvend, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk është ngritur. Ilir Meta mbrëmjen e djeshme u shpreh se fjalë e komisionit për atë ka 'Zero rëndësi, është propagandë'. Sipas Metës, Komisioni i Venecias nuk është në pozitën për t'u shprehur rreth situatës politike në Shqipëri, të cilën sipas tij do mund ta vlerësonte vetëm në rast të njohjes më të plotë të saj.

Deklarata e Komisionit te Venecias pas mbledhjes se sotme ku u miratua raporti

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 11/10/2019 18:54

    Nese nuk sharkohet Meta - rezulton qe jane marre vesh mes vete Meta dhe Edi - ndryshe nuk ka ndonje racionalitet as politik as kombetar as shteteror qe Meta te mbetet President. Per me shume jep dyshime ky raport "as mish as peshk" - nuk ka shkelje te "lehta" nga Presidenti dhe nuk mund te trajtohet si kundervajtje ne trafik, tejkalimi i kompetencave nga ana e Presidentit. Per cdo pozite tjeter politike ose ekzekutive ose qeveritare tejkalimi i kompetencave ne vete permban pa perjashtim elemente te vepres penale dhe si e tille individi mbarte pergjegjesi penale - te Presidenti se paku permban pergjegjesi morale e politike - dhe kjo mjafton per shkarkim pa asnje hezitim.

    Përgjigju
  • Robert: 11/10/2019 18:42

    E kam thene me kohe qe kemi per ti ruajtur leshte

    Përgjigju
  • Ilo: 11/10/2019 17:47

    Edhe po' edhe jo, pune sharlatanesh. Tallen me popullin shqiptar duke mbrojtur politikane medioker.

    Përgjigju
  • S.P.A.K SOON: 11/10/2019 14:14

    Ne (populli shqiptare) po presim denimin e metes me shoke qe per dekada vodhi , mbolli urrejtje e luftera bashke me sali berishen qe e shkatrrun shqiperine per interesat vetjake

    Përgjigju
  • Yuri: 11/10/2019 13:34

    Era ora che se ne andasse via dai coglioni anche un altro corrotto

    Përgjigju
  • Koli: 11/10/2019 13:10

    Ilir Meta modeli i shkaterrimit te nje mashkulli dhe nje politikani nga nje fis i mire nga gruaja e vet baxho e integruar.

    Përgjigju
  • : 11/10/2019 09:44

    Dridhe like boje trike

    Përgjigju
    • O tej: 11/10/2019 11:37

      Ma mire te dredge keshtu e psi... Monika

  • dudi: 11/10/2019 09:27

    hahahah...i papam!-ky komunist, harron qe kur flet keshtu tallet me Shtetin shqiptar dhe tgjith shqiptaret... ti ke vertet shum halle, e besoj, por jan te juajat personale Metussiii

    Përgjigju
  • Bahrie: 11/10/2019 08:52

    Thone qe do shtyhet per te merkuren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja