Metën mund ta falë Gjykata, por jo shqiptarët!

Metën mund ta falë Gjykata, por jo shqiptarët!

Presidenti Ilir Meta

Sot presidenti kishte nxjerrë një tabelë çmimesh të karburanteve. Është një rast i rrallë ku nuk është punë gjobe dhe as shqetësimi qytetar. Është një tentativë për të shmangur vëmendjen e publikut nga ngjarja e ditës që është shkarkimi i presidentit.

Në fakt publiku e ka problem ngritjen e çmimit të karburanteve, por ky është një problem ku dorë ka edhe presidenti ynë. Në kaq vite qeverisjeje, ministrat e tij ishin mësuar t’ju vinin traun tregtarëve të karburanteve që të paguanin gjobën mujore duke futur veç taksave të tjera në kurriz të konsumatorit, edhe taksën e korrupsionit. Janë disa tregtarë që mbyllën aktivitete gjatë kësaj kohe duke ua shitur klientëve të pushtetit.

Ndaj tabela e shfaqur në murin e profilit social të tij të rrjeteve sociale, ju rikujton edhe njëherë shqiptarëve se pavarësisht se nga dita e 11 viteve më parë kur zv/kryeministri i Sali Berishës u kap duke bërë pazare, koha dhe kujtesa e shqiptarëve nuk i ka amnistuar.

Berishën dhe Metën mund t’i amnistojnë gazetarët që paguhen nga paratë e dyshes; mund t’i amnistojë Edi Rama që e bëri edhe president; mund të bëjë sikur i harron edhe Basha, por është e mira mos ta harrojë Gjykata Kushtetuese kur të japë vendimin. Vendim i cili më shumë sesa për sjelljen ordinere të tij në gjysmën e parë të vitit që shkoi, ka lidhje me dënimin e momentit kur e zgjodhën në krye të vendit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 03/02/2022 18:06

    Ilir Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor

Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor