TIRANE- Dimri i vërtetë këtë vit duket se do të vijë së bashku me festën e Vitit të Ri. Sipas meteorologëve ditët e fundit të dhjetorit do të sjellin përkeqësim të ndjeshëm të kushteve të motit.

Temperaturat e ulëta, ngricat dhe reshjet e dëborës do të jenë të pranishme thuajse në të gjithë vendit. Motit të keq nuk do t’i shpëtojë as Tirana,ku këtë të shtunë pritet të përfshihet nga reshjet e borës.

Sipas sinoptikanëve reshje bore priten në datën 27 dhjetor në Tiranë ndërsa temperaturat pritet te bien ndjeshëm.