MF: Tatimpaguesit farmaceutikë
të inventarizojnë gjendjen e stokut

MF: Tatimpaguesit farmaceutikë<br />të inventarizojnë gjendjen e stokut
TIRANE- Ministria e Financave sqaron tregtimin e barnave që prej datës 1 prill, kur ka hyrë në fuqi përjashtimi nga TVSh për medikamentet dhe shërbimet mjekësore. Sipas udhëzimit të këtij dikasteri, tatimpaguesit farmaceutikë duhet të inventarizojnë gjendjen e stokut të tyre për barnat që mbajnë pullën e kontrollit me çmim me TVSH 10% dhe ta dorëzojnë në format elektronik ose të shkruar pranë administratave rajonale tatimore deri në datë 20 prill 2014.
 
Duke filluar nga një prilli i këtij viti është zeruar TVSh në shitjen e barnave. Sipas minsitrisë së Financave “duke filluar nga data 1 prill 2014 të gjitha barnat e importuara dhe prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin me TVSH 10%, me qëllim për t’u tregtuar (shitur) që rezultojnë gjendje në subjekte farmaceutike deri më datë 31 mars 2014, do të aplikohet TVSH zero përqind në shitje, pavarësisht nga masa e TVSH që është e shënuar në pullë”.
 
Ndërkaq, në sqarimin e ministrisë së Financave bëhet me dije se “Vlera e TVSH-së së mbartur nga barnat që janë stok deri më datë 31 Mars 2014, do të shuhet gradualisht në proceset e kreditimit dhe debitimit të TVSH-së”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç