/ATSH/- Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) në buxhet gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2015 arritën në 27.494 milionë lekë, ose 20 % e totalit të të ardhurave të planifikuara për gjithë vitin.
Gjatë muajit mars të këtij viti u mblodhën si TVSH 8.605 milionë lekë. Sipas treguesve fiskale paraprak të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar rezultojnë rreth 1.183 milionë lekë më të ulëta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Gjatë kësaj periudhe u mblodhën në buxhet si TVSH 28.677 milionë lekë. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë.
/Shqiptarja.com