Mhemet Myftiu: Pse donte të ikte 
nga Shqipëria Kasem Trebeshina

Mhemet Myftiu: Pse donte të ikte <br />nga Shqipëria Kasem Trebeshina
TIRANE- Pasi ka rrëfyer gjithçka dinte për aktivitetin e mikut të tij, shkrimtarit të arrestuar Kasem Trebeshina, në deponimin e tij në hetuesi me 16 mars 1954, shkrimtari Mehmet Myftiu është munduar ta mbrojë, duke këmbëngulur se Trebehsina nuk kishte kryer kurrfarë tradhëtie ndaj vijës së Partisë. Mehmet Myftiu ka folur duke u ndalur në detaje edhe për të vërtetën e letrave që Trebeshina kishte nisur në Komitetin Qendror.

Ai ka pohuar se letrën që Trebeshina ia kishte nisur Komandantit të Përgjithshëm (Enver Hoxhës) ai nuk e kishte parë vetë, por Trebeshina ia kishte thënë se i kërkonte komandantit që të dilte nga Partia.

Këto deponime të shkrimtarit Mehmet Myftiu i botuam në numrin e djeshëm të gazetës, ndërsa sot do të vijojmë me pjesnë e dytë të deponimit të tij në hetuesi, ku Myftiu ndalet më së shumti tek një letër që ai kishte nisur në Komitetin Qendror për tu ankuar për arrestimin e padrejtë të Trebeshinës dhe për ta mbrojtur mikun e tij.

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg