Miami mposht me një pikë Lakers, Celtics pësojnë humbjen e parë sezonale

Miami mposht me një pikë Lakers, Celtics pësojnë humbjen e parë sezonale

Miami Heat - Los Angeles Lakers

Ndeshja kryesore e NBA në SHBA u zhvillua në Kaseya Center në Miami, ku Heat kanë arritur fitore ndaj Los Angeles Lakers me një pikë diferencë 108-107. Jimmy Butler ka qenë më efikasi në fitore e Heat me 28 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Paraqitje të jashtëzakonshme bëri edhe Bam Adebayo ku arriti shifrën magjike të ‘Triple-Double’ me 22 pikë, 20 kërcime e 10 asistime, teksa 22 pikë shtoi edhe Tyre Herro.

Për miqtë nuk mjaftoi paraqitja fantastike e LeBron James me 30 pikë, katër kërcime e tre asistime për të marrë fitore. Ndërkohë humbjen e parë e ka pësuar Boston Celtics në udhëtim te Minnesota Timberuolves pas shtesës, me rezultat 114-109.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë