Ish piloti kampion i Formula One ka mbërritur në spitalin George Pompidou në pavionin e Kardiologjisë për një kurim 'Top Secret'. Gjermani është sjell me një kamion-ambulancë i shoqëruar nga dhjetra persona, mjek, asistent dhe familljarë. Ambulanca e veçantë ka arritur në spitalin parizien George Pompidou rreth orës 15.40 me në krye mjekun e njohur Philippe Menasché. Kujtojmë që kampioni gjerman më 29 dhjetor të 2013 vuajti nga nje dëmtim në tru si pasojë e një aksidenti me ski në Alpet franceze. Pas një periudhe 6 mujore në koma ai është vendosur në një vilë pronë e tij në kujdesin e mjekve dhe familjes. Pas ksaj ngjarje gjendja e Schumacher është mbajtur e fshehur nga familjarët .
Komente

