Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar sot se në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada, mund të ketë takime joformale të liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për situatën në Kosovë.
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve RTS, Michel theksoi se po bëhen përpjekje diplomatike për të bindur liderët në rajon se “dialogu dhe stabiliteti janë ato për të cilat ata duhet të punojnë”.
Ai tha se shpresonte se takimet në margjinat e samitit të Granadës do të ndihmonin në zgjidhjen e çështjes.
“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për të përcjellë një mesazh të qartë se nuk ka kohë për kriza dhe turbulenca të reja. Tani është koha për të shfrytëzuar shansin për përparim drejt BE-së”, tha Michel.
Michel vlerësoi se "ekziston një mundësi e hapur për një përparim më të shpejtë të rajonit drejt BE-së" dhe vuri në dukje se Beogradi dhe Prishtina duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre të ndërsjella për të përfituar nga kjo gjë.
"Për përparimin e Ballkanit Perëndimor, sundimi i ligjit dhe reformat ekonomike janë të nevojshme, por e rëndësishme është që të zgjidhen mosmarrëveshjet dypalëshe, jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj që liderët e rajonit të kuptojnë se ekziston një mundësi që duhet përdorur”, tha Michel.
Të enjten në Granada, Spanjë do të mbahet samiti i tretë i komunitetit politik evropian, ku liderët e 44 vendeve, nga Islanda deri në Azerbajxhan, do të diskutojnë sigurinë, energjinë dhe çështje të tjera me interes për të gjithë kontinentin. I pranishëm do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri të Kosovës, KFOR: Rrisim prezencën! Nuk e marrim në kontroll, sundimi i ligjit është ekskluzivitet i Policisë
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria serbe në afërsi të kufirit të Kosovës, gazetari për Report Tv: Provokim me urdhër të Vuçiç, kërkojnë të realizojnë një skenar të ngjashëm Banjskën
13 Tetor, 12:49
-
Lufta/ Izraeli sulmon përsëri bazat e UNIFIL, plagosen 2 'kaska blu'! 22 të vrarë në Bejrut, mes tyre komandanti i Xhihadit Islamik! Nga Libani hidhen 85 raketa
11 Tetor, 07:18
-
Kosovë/ Një vit pas vrasjes së policit, Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut
28 Shtator, 17:37
-
Sot një vit nga ‘Banjska’, homazhe për heroin Afrim Bunjaku! Kurti: Ndërkombëtarët të detyrojnë Serbinë të mbajë përgjegjësi
24 Shtator, 10:02
-
‘Putin më i gatshëm për armëpushim’, Orban justifikon vizitën në Rusi tek drejtuesit e BE
9 Korrik, 21:17
-
KFOR: I pasaktë raporti ku thuhet se negociuam tërheqjen e sulmuesve serbë në Banjskë
26 Maj, 18:26
-
‘Fotoja ime me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite’, Luan Baçi reagon ndaj deklaratave të Felajt: Shfrytëzove mungesën time në seancë, gënjeve
17 Maj, 21:23
-
Kosovë/ Sekuestrohet tjetër arsenal armësh në veri, Sveçla: Janë të grupeve kriminale që sulmuan në Banjskë! Ndalohet ish-zyrtari i policisë
15 Maj, 00:35
-
Michel: Ballkani Perëndimor duhet të futet sa më parë në BE
29 Prill, 20:49
-
Serbët bojkotojnë zgjedhjet, shqiptarët mbeten në krye të komunave në veri të Kosovës! Osmani: Vuçiç shkeli fjalën që u dha ndërkombëtarëve
21 Prill, 19:28
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje
18 Prill, 08:42
-
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të vazhdohen hapat për krijimin e Asociacionit
13 Prill, 09:03