Presidenti i UEFA-s Michel Platini ka hedhur idenë e zhvillimit të kampionatit Europian të futbollit të vitit 2020 në 12-13 qytete të ndryshe të Europës. Një ide e tillë nuk është pritur mirë pasi, nëse ndeshjen do të zhvillohen në të gjithë Europën do të do të krijonte lodhje te ekipet pjesëmarrëse. Megjithatë gjithçka mbetet në kuadër të ideve.”

Një ide e tillë ka marrë aprovimin edhe të antarëve të komitetit ekzekutiv, por akoma nuk është vendosur asgjë sepse është thjeshtë një ide që do të diskutohet” u shpreh shefi i organit më të lartë të futbollit Europian.

 Ndërkohë që po gjatë ditës së sotme UEFA ka akorduar një fond prej 100 milionë eurosh për 53 klubet që lejuan fubollistët e tyre të merrnin pjesë në fazën kualifikuese dhe fazën e finaleve të kampionatit Europian të futbollit. 40 milionë euro do të shkojnë për futbollistët që kanë marrë pjesë në fazën kualifikuese, ndërsa 60 milionë në fazën e finaleve.