Presidenti i UEFA-s Michel Platini mbështët Andrea Pirlon në luftën për fituesin e për 'Topit të Artë'.
Drejtuesi më i lartë i organizmit të futbollit europian ka deklaruar se juventini po luan shumë mirë dhe është ndër kandidatët potencial për të fituar.
"Pirlo ka zhvilluar një edicion mjaft të mirë me fitimin e Serisë A, në kampionatin Europian u paraqit pozitivisht dhe tani me Juventusin po luan mjaft mirë, duke qenë një ndër kandidatët kryesorë për të fituar 'Topin e Artë'.
Por përvec tij ka edhe kandidatë të tjerë mjaft të fortë që mund të fitojnë trofeun" - shprehet Platini.
Kreu i UEFA-s është shprehur edhe njëherë kundër futjes së teknologjisë në fushë, pasi do të dëmtonte lojën.
"Zgjidhja janë pesë arbitrat në fushë, të cilët do të kontrollin gjithcka, e nëse nuk do ta bënin një gjë të tillë, atëherë të lënë fushën dhe të merren me dicka tjetër që nuk ka lidhje me gjykimin" përfundon Platini.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com