Ata kanë darkuar dhe festuar së bashku ndonëse me vonesë, në një restorant mbrëmjen e së shtunës në Washington.
Dita e premte përkonte dhe me datën e ketij përvjetori por për shkak të punëve të presidentit të SHBA-së çifti vendosi ta festonte gjatë së shtunës.
Barack Obama u tha punëtorëve të një fabrike në Indiana: “Michelle është me mua që prej 22 vjetësh.
Ajo ka qenë shumë e duruar me mua”. Ndërsa Michelle kishte postuar në profilin e saj në rrjetin social Twitter foton e dasmës së tyre si dhe ka shkruar “22 vjet. Gëzuar përvjetorin”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)