Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka organizuar një seminar midis studentëve dhe dizenjuesve më të mëdhenj të modës.

Ajo ka zgjedhur Shtëpinë e Bardhë për takimin më të madh midis nxënësve të gjimnazeve dhe atyre të universiteteve me profesionistët e mëdhenj të modës.

Të ftuar për të festuar pas seminarit janë Diane von Furstenberg, Thom Browne, Thakoon Panichgul, dhe natyrisht, Jason Wu, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

michelle obama

Duke ditur dashurinë e Michele për dizenjuesit me emrat e trashëguar ajo ka zgjedhur në panelin e profesionistëve Prabal Gurung, Kallam Krakoff, Maria Cornejo, dhe Bibhu Mohapatra, si dhe drejtuesit Jimmy Choo dhe Naeem Khan.

Ata kanë qëllim të edukojnë gjeneratën e re drejpërdrejt me industrinë dhe muzat e tyre.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)