Microsoft lajmëron drejtuesin e saj
të ri në Shqipëri,  është Agim Bekaj

Microsoft lajmëron drejtuesin e saj<br />të ri në Shqipëri,  është Agim Bekaj
TIRANE-  Microsoft lajmëroi dje ndryshime në drejtimin e zyrës së saj në Shqipëri, e cila funksionon në ndihmë të biznesit, në një kohë kur kompania po transformohet drejt ofrimit të paisjeve dhe shërbimeve. 

Agim Bekaj është emëruar si Drejtori i Microsoft në Shqipëri dhe fillon në këtë pozicion në datën 4 nëntor 2013. Në këtë rol Agimi zëvendëson Drejtorin e mëparshëm Arsen Kurti, i cili e la kompaninë në datën 30 shtator për të zhvilluar më tej karrierën e tij në industrinë  e Tik në Shqipëri.

Robert Trnovec, Drejtor i Përgjithshëm për Microsoft në Slloveni dhe Shqipëri komenton: “Kam kënaqësinë të prezantoj Agim Bekaj si Drejtor të Microsoft në Shqipëri.  Agimi e merr këtë pozicion në një kohë shumë të rëndësishme kur Microsoft po transformohet me shpejtësi në një kompani paisjesh dhe shërbimesh.  Kam besim se Agimi, me një eksperiencë mbi 30 vjecare në këtë fushë dhe me njohuri shumë të thella sa i përket përfitimit dhe përdorimit të teknolgjisë në industri të ndryshme do të kontribuojë fuqishëm në biznesin e Microsoft në Shqipëri.” 

Përpara pranimit të këtij pozicioni Agimi, prej vitit 2006 ka punuar si Menaxher për Zhvillimin e Biznesit për Microsoft në Kosovë.  Në funksione të mëparshme ai ka drejtuar departamentin e TIk pranë Krye Ministrit të Kosovës në periudhën 2005-2006. Prej vitit 1985 e deri në vitin 2005 Agimi ka punuar në kompani të ndryshme private dhe publike.  Agimi krijoi edhe kompaninë e parë të dedikuar në zhvillimin e aplikacioneve softuerike.  Ai ka eksperienca me vlerë në punën që ka kryer në fushën e TIK me misionet diplomatike të Kosovës dhe ato të Komunitetit Europian. Agimi është diplomuar në Inxhinieri Elektrike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike – Departamenti i Informatikës, Universiteti i Sarajevës, Bosnjë dhe Hercegovinë, si edhe ka përfunduar studimet MSI (Shkenca e Sistemeve të Informacionit) në Universitetin, Vaxjo, Suedi.

Agim Bekaj, i cili do të marrë këtë rol prej datës 4 nëntor, komenton: “Ndjehem i nderuar dhe plot me energji nga kjo mundësi që më jepet për të drejtuar ekipin e Microsoft në Shqipëri. Ekipi i Microsoft në Shqipëri ka individë shumë të suksesshëm dhe shumë të talentuar.  Së bashku do të vazhdojmë të sjellim përfitime teknologjike për bizneset në Shqipëri, organizatat publike dhe individët duke bashkëpunuar më partnerët tanë, qeverinë dhe shoqërinë shqiptare.”

MBI MICROSOFT NE SHQIPERI
Microsoft filloi veprimtarine në Shqipëri prej Korrikut të vitit 2008 dhe ka vazhduar të rrisë numrin e kompanive innovative brenda rrjetit të Partnerëve Microsoft. Microsoft Albania ka punuar në bashkëpunim me Qeverinë, bizneset, organizatat jo-qeveritare (OJQ-të) dhe individë duke ndihmuar përshpejtimin e rritjes ekonomike, përforcimin e rinisë dhe edukimin e inovacionit- të sigurojë që Shqipëria merr shpërblimet sociale dhe ekonomike të TIK.   

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë