Midhjet me salmonelë, Report TV siguron analizat

Report TV ka siguruar raportin më të fundit të analizave për midhjet e Butrintit.
Në një intervistë për Report TV zëvendësministri i Bujqësisë, Roland Kristo shpjegon analizat dhe tregon sigurinë ushqimore që kanë aktualisht molusqet.

Në rezultatet e fundit që i takojnë datës 27 prill, që janë rezultatet e fundit zona e Butrintit është klasifikuar si zona A. Klasifikimi është A, B, C, në të cilën A është që midhjet mund të konsumohen të gjalla. Në të dyja rastet është mungesë për salmonelën, pra, nuk ka. Në rastin e analizave të datës 19 është një prani tej normave në lidhje me kolin. 

Zëvendësministri i Bujqësisë, Roland Kristo


(Raporti i analizave për midhjet i siguruar nga Report Tv)
Nga ana tjetër zëvendësministri njoftoi se kanë gati një plan masash lidhur me gjurmueshmërinë.

Për të rritur sigurinë ushqimore nga ana jonë po merren masa që asnjë kilogram midhje që prodhohet qoftë në Sarandë apo kudo ku ka molusqe në Shqipëri nuk duhet të kalojë pa pasur një sistem të gjurmueshmërisë, të jenë të shoqërurara me certifikatë veterinare dhe të kërkohet kjo në të gjitha pikat, restorantet, pikat e tregtimit, gjurmueeshmëria, certifikata, nga vjen produkti dhe gjithë pjesa tjetër që vërteton se kjo zona është në një monitorim të caktuar nga Ministria e Bujqësisë.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Roland Kristo

Lidhur me fondin e monitorimin zëvendësministri njoftoi se tashmë është çelur dhe të gjitha analizat kryhen nga ISUV pa pagesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik