Miell misri me mozarela dhe kërpudha

Përbërësit:

  • 200 gr miell misri
  • 700 ml ujë
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 40–50 gr gjalpë
  • 150–200 gr djathë mozarela

Për kërpudhat:

  • 200 gr kërpudha
  • 20–30 gr gjalpë
  • 1 thelpi hudhër (opsionale)
  • Pak kripë, piper
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja:

Vini ujin me kripën në zjarr derisa të nisë të vlojë. Shtoni miellin e misrit ngadalë, duke e përzier vazhdimisht që të mos bëhen kokrriza. Ulni zjarrin dhe vazhdoni ta trazoni për 8–10 minuta, derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze. Shtoni gjalpin dhe përziejeni derisa të shkrihet plotësisht. Në fund hidhni mozarelën e prerë në copa të vogla ose të grirë. Përziejeni edhe 1–2 minuta, derisa djathi të shkrihet dhe të lidhet me masën. Ndërkohë kërpudhat e prera në feta kaurdisini në gjalpë të aromatizuar me pak hudhër. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe në fund pak majdanoz. Shërbeni polentën me djathë duke vendosur sipër kërpudhat e tiganisura me gjalpë.