Mielli ne fabriken e kandidatit te PD
me aflatoksine, MB: S'ka kompromis

Mielli ne fabriken e kandidatit te PD<br />me aflatoksine, MB: S'ka kompromis
Përmbajte të lartë aflatoksine, ky ishte rezultati i analizave të ISUV për 100 ton miell të gjetura në magazinat e subjektit Agroblend sh.p.k në Vorë. Këto rezultate konfirmohen edhe nga Ministria e Bujqësisë e cila pezulloi aktivitetin e këtij subjekti me përfaqësuese Hava Ismailin dhe vendosi masën administrative gjobë në vlerën 400.000 lekë. 

Agroblend sh.p.k subjekt me lidhje të ngushta me kryebashkiakun aktual të Vorës dhe njëkohësisht kandidati i PD për Vorën, Fiqiri Ismaili, i regjistruar në emër të bashkëshortes së tij, Hava Ismaili, ka punuar jashtë kushteve higjieno sanitare, nuk ka respektuar standardet e magazinimit të miellit dhe drithërave si dhe nuk shoqëruar produktin me dokumentacionin përkatës. 

Një skandal i tillë është konstatuar në mostrat e miellit të ndotura me aflatoksinë në disa magazine në Tiranë dhe Fier, por kontrolli është shtrirë edhe në magazinat që ndodhen në Durrës, Korcë dhe Vlorë, ku gjithashtu dyshohet se produkti i miellit rrezikon jetën e konsumatorëve. 

Në raportin e kontrollit po ashtu u konstatuan të tjera shkelje të subjektit në aktivitetin e saj, ku produkti miell ruhej në kushte të papërshtatshme, në mungesë të plotë me praktikat e higjienës, në lagështirë, temperaturë të papërshtatshme, pa asnjë kusht ajrimi duke lejuar që mielli të ndotet me myqe dhe mykotoksina të cilat janë një kërcënim serioz për shëndetin e konsumatorit të gjerë. 

Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk do të lejojnë asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit duke pezulluar aktivitetin e subjektit Agroblend sh.p.k deri në plotësimin e kritereve dhe kushteve për ushtrimin e aktivitetit sipas ligjeve në fuqi. 

Aflatoksina e konstatuar disa herë nga autoritet në produktet e miellit dhe qumështit është toksinë dhe ndër substancat më të njohura kancerogjene.Pas hyrjes në trup, aflatoksinat mund të metabolizohen nga mëlçia.
 
Nivele të larta të ekspozimit ndaj aflatoksinave prodhojnë nekrozë akute hepatike, duke rezultuar më vonë në cirrozë, ose tumor të mëlçisë. Ataku akut hepatik shfaqet me hemorragji, edemë, çrregullime në tretje, ndryshime në përthithjen dhe/ose metabolizmin e ushqimit dhe ndryshime mendore dhe/ose gjendje kome.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë