Argumenti i dobët se Veliaj ka munguar në punë 7 muaj – pra 210 ditë – nuk e ka bindur opinionin publik, duke qenë se nuk është e vullnetshme kjo mungesë.

Madje shumë kundërshtarë publikë të zotit Veliaj, kanë pranuar se në pamundësi për ta mundur me vota, po e mundin me paligjshmëri.

Në një kërkim të thjeshtë online, rezulton se Veliaj ka qenë në punë thuajse çdo të shtunë e të dielë në 10 vitet e fundit, përfshi dhe pushimet ligjore të verës duke inspektuar punime, mbjellë pemë apo hapur shkolla e çerdhe.

Ndaj meqë kontributi i tij po sulmohet në mënyrë patetike duke i numëruar mungesat, i bie që në tejkalim të Kodit të Punës, në 10 vjet × 52 javë x 2 ditë fundjava (pa pushimet verore, Bajram e Pashkë në qendra sociale, apo dhe natën e Vitit të Ri kur linte familjen për të qenë në Shesh) i bie qe Veliaj ka punuar 1040 ditë të padetyrueshme pune në shërbim të qytetit!

Pra rënia në banalitet se mungesa pa vullnet e 220 ditëve shkarkon atë që punoi 1040 ditë më shumë se ç’i kërkohej, dhe që prej 7 muajsh as nuk e merr as rrogën prej pezullimit, është qesharake.

Ja pse gjithë rrjeti online e qytetarët në rrugë, ndihen të neveritur nga mënyra sesi u sulmua suksesi i njeriut më të votuar në historinë e qytetit!