PAVIA (Itali) – “Më fal i dashur por më dhëmb koka”. Alibija më e përdorur nga femrat nën jorgan, në të vërtetë, nuk është një justifikim por një e vërtetë shkencore: migrena është vërtetë “vrasëse” e dashurisë.
Në 90% të grave që vuajnë nga ky problem shfaqen edhe probleme seksuale reale, ndërsa në një rast çdo 5 persona rregjistrohet një rënie e dëshirës seksuale.
Kështu, breza të tëra bashkëshortesh, padrejtësisht të akuzuara për “mungesë dëshire”, janë shfajësuar nga një studim i Universitetit të Pavias, publikuar në Journal of Sexual Medicine.
“Më në fund i çliruam gratë. Tani askush s’do mund të thotë më se përdorin dhimbjen e kokës si një justifikim” për të qëndruar larg partnerit, tha Rossella Elena Nappi, gjinekologe e njohur që qëndron në krye të ekipit që bëri zbulimin në fjalë. (im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com