Drama "Përjetësisht dashuria" është shkruar dhe është frymëzuar nga Drita Pelingu. "Që kur e kam shkruar para dhjetë vjetësh e kam menduar për Drita Pelingun. Doja që ta luante ajo personazhin", thotë regjisori Mihal Luarasi, duke e vlerësuar aktoren me këto fjalë:

 "Ajo ishte një frymëzim për mua si aktore. Duke shkruar dramën më vinte në mend aftësia e saj, rolet, aftësitë që kishte ajo. Dhe, kështu gjatë shkrimit të dramës më përshtatej portreti i personazhit si për ta luajtur në skenë Drita Pelingu. Unë u motivova edhe nga personazhi që kishte në dramën para kësaj, që ishte "Streha e të harruarve".

Drita në këtë dramë kishtenjërën nga personazhet që të mbetej në mendje. Kjo e përforcoi edhe më shumë domosdoshmërinë e prezencës së saj në dramën time.

(ad.ti/shqiptarja.com)