Mihrije Braha merr stoli Swarovski për “Shën Valentin”

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha është një nga femrat që ka marrë dhuratën më të shtrenjtë për “Shën Valentin”.



Bashkëshorti i saj Naim Abazi i ka dhuruar Mihrijes një set stolish Swarovski tepër të shtrenjtë.



“Naimi gjithnjë më befason për festa të tilla. Në fakt “Shën Valentini” është i veçantë sepse ka të bëjë me dashurinë dhe i kushtohet pikërisht të dashuruarve. Ai më befasoi kësaj radhe me një komplet Swarovski, ndërsa në mbrëmje darkuam bashkë në ambientin e ngrohtë familjar. Disa festa preferojmë që t’i kalojmë në shtëpi duke qëndruar më afër njeri-tjetrit dhe në këtë rast është kjo festë e cila na sjell shumë dashuri”-ka thënë Mihrije për mediat kosovare.



Më tej Mihrija ka treguar se i ka dhuruar Naimit një kravatë dhe një komplet me aksesorë për këmisha.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase