Mijëra mjekë planifikojnë një tjetër grevë në Britaninë  e Madhe

Mijëra mjekë planifikojnë një tjetër grevë në Britaninë  e Madhe

Foto ilustruese

Në Angli, një grevë katër-ditore e planifikuar nga dhjetëra mijëra mjekë javën e ardhshme mund të çojë në shtyrjen e rreth një çerek milionë vizitash mjekësore, tha të shtunën një zyrtare e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe.

Dr. Layla McCay, me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, NHS, tha se ndikimi pritet të jetë më i madh se greava tre-ditore e muajit të kaluar nga mjekët e rinj, çka çoi në shtyrjen e 175,000 vizitave dhe procedurave mjekësore.

“Ndikimi do të jetë aq i madh sa ka të ngjarë të prekë sigurinë shëndetësore të pacientëve dhe përbën shqetësim për çdo drejtues të kujdesit shëndetësor”, tha zonja McCay për rrjetin “BBC Radio 4”.

Greva e planifikuar për të martën nga të ashtuquajturit mjekët e rinj është e fundit në një valë protestash nga punonjësit e sektorit publik që kërkojnë rritje të pagave për të kompensuar inflacionin në shkallën mbi 10%.

Rritja e kostos së jetesës, e nxitur nga rritja e theksuar e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, ka bërë që anglezët të kenë vështirësi t’i përballojnë faturat ndërsa rrogat e punonjësve të sindikatave nuk reflektojnë tregun gjatë dekadës së fundit.

Javën e kaluar, punonjësit e zyrës së pasaportave filluan një grevë pesë-javore dhe punonjësit e sigurisë në aeroportin Heathroë braktisën punën për një afat dhejtë-ditor. Grevat nga drejtuesit e trenave dhe autobusëve, punonjësit e postës, shoferët e ambulancave dhe infermierët kanë shkaktuar probleme për britanikët.

Arsimtarët, të cilët refuzuan kohët e fundit një rritje page si të papranueshme, planifikojnë të organizojnë greva më 27 prill dhe 2 maj, duke sjellë shqetësime për prindërit dhe nxënësit./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI