Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek

Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek

Përshpirtja e mbajtur dje në Mitropolinë e Athinës, për Kryepeshkopin e ndjerë Janullatos

Përshpirtja e mbajtur dje në Mitropolinë e Athinës, për Kryepeshkopin e ndjerë Janullatos

Teksa në Athinë Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos po i bëhen nderimet e fundit para nisjes së kortezhit drejt Shqipërisë në orën 10:00, qindra besimtarë po i japin lamtumirën me homazhe që prej mëngjesit të sotëm (27 Janar).

Pak orë pas vdekjes së Kryepeshkopit të shtunën, nuk munguan liturgjitë në Greqi dhe Shqipëri. Kurse dje, mijëra njerëz nga Mitropolisë e Athinës u mblodhën (26 Janar) për t'i bërë nderimet e tyre faltores së hierarkut të ndritur, i cili është vendosur në një pelegrinazh popullor.

Kjo përshpirtje u krye nga Kryepeshkopi i Athinës, për prehjen e shpirtit të hierarkut që la gjurmë në Kishën Autoqefale Ortodokse dhe shoqërinë shqiptare.

Media greke informon se të pranishëm ishin edhe lidershipi politik dhe shtetëror grek, si presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe kryetari i ri i Kuvendit, Nikitas Kaklamanis, presidenti i PASOK, Nikos Androulakis. 

Varrimi i tij në Shqipëri do të bëhet të enjten më 30 janar, në orën 11:00. Trupi mbërrin të martën, në orën 16:00 dhe do të ketë dy ditë homazhe. Varrimi do të bëhet në një kriptë të veçantë.

A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar