Ato janë dy vajzat më të lakuara për stilin e tyre mbi tapetin e kuq.

Por me prezencën e tyre në javën e modës të Alexandër Wang në New York është dukur sikur dy rokeret kishin qëllim të konkurronin njëra tjetrën.

Rihanna me një xhaketë ngjyrë blu me shkëlqim, zinxhirin e të cilës e kishte lënë hapur duke ekspozuar gjoksin, ka nxjerrë në pah këmbët seksi dhe bukurinë e saj me make-up minimal.

rihanna

Ndërsa Nicki nga ana e saj kishte veshur bluzë të prerë me fund të shkurtër duke nxjerrë në pah barkun e tonifikuar dhe këmbët seksi.

Ajo ishte kombinuar nga Alexandër Wang me ngjyrën e purpurt dhe blu të hapur.

Nicki shihet e ulur pranë aktores 71-vjeçare Luren Hutton me të cilën ka pozuar në një foto.

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)