Presidenti Trump ka konfirmuar sot se drejtori i CIA-s Mike Pompeo është takuar me liderin Koreano-verior që i paraprin takimit me presidentin Trump.
Presidenti Trump shkroi në Twitter se "Takimi shkoi shumë mirë dhe u krijua një marrëdhënie e mirë," "Hollësitë e Samitit janë duke u përpunuar". "Çnuklearizimi do të jetë një gjë e mirë për botën, por edhe për Korenë e Veriut!"
Presidenti Trump shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut "kanë pasur bisedime në nivelin më të lartë" por pa dhënë hollësi. Shefi i CIA-s ishte në Phenian gjatë fundjavës së Pashkëve, pak pasi ishte emëruar për postin e Sekretarit të Shtetit, ka njoftuar Washinton Post pak ditë më parë.
Kujtojmë që presidenti Trump ka në plan të takohet me Kim Jong Unin në fillim të qershorit, me synimin që Koreja e Veriut t’i japë fund programit të saj të armëve bërthamore, që përbën një kërcënim në rritje për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon.
Komento