Fushë Arrëz/ Po bënte punime në rrjetin elektrik, rrëzohet shtylla dhe bie 54- vjeçari

Fushë Arrëz/ Po bënte punime në rrjetin elektrik, rrëzohet shtylla dhe bie 54- vjeçari

Foto ilustruese

Një nga elektricistët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike rrezikoj jeten ditën e sotme, teksa shtylla ku po punonte, në fshatin Trun të Bashkisë Fushë Arrëz u rrëzua duke lënë të dëmtuar 54- vjeçarin, Gëzim Kadria.

54- vjeçari mësohet se pasi kishte marr urdhrin e punës, kishte ndërhyrë për spostimin e një linje elektrike ngjitur me shkollen  “Demokracia” në fshatin Trune, pasi linja e tensionit të ulët konsiderohej rrezik për jeten e nxënësve.

Pasi ju dha ndihma e parë mjekësore, elektriçisti u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndërhyrje të specializuara nga mjekët.

"Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi Gëzim Kadria, 54 vjeç( elektriçist), po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët. Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime", njoftoi policia.

Ngjarja dëshmon dhe një herë domosdoshmërinë e ndërhyrjes në rretin energjitikë të njësive administrative Blerim e Fierzë në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, të cilat janë jashtë çdo kushti teknik dhe përbejnë rrezik për jetën e banorëve të zonës, por dhe të vetë punonjësve të OSHEE.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës