Miki Manojloviç: Shqipëria
nuk është për mua tokë armike

Miki Manojloviç: Shqipëria<br />nuk është për mua tokë armike
DURRES- Aktorit serb Predrag (Miki) Manojloviç, juria e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Durrësit, pas ftesës nga organizatorët e festivalit i ka akorduar çmimin e Argjendtë të Durrësit.  Manojlovië është aktori më i vlerësuar në Jugosllavinë titiste e post-titiste, sidomos në filmat e regjisorit Emir Kosturica.

Ai njihet edhe si drejtor i Qendrës Serbe të Filmit që nga viti 2009. Këtë të premte ai ishte i pranishëm në një konferencë shtypi në teatrin “Aleksandër Moisiu”, në kuadrin e Durrës Internacional Film Summerfest. Miki shumë i përmbajtur iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, si edhe të huajve, që ndjekin festivalin. Këto pyetje kishin të bënin me karrierën e shkuar të Mikit, me planet për të ardhmen e afërt, me bashkëpunimet evropiane të viteve të fundit, etj.

Gazetarët duke pasur parasysh deklaratat antishqiptare dhe anti-NATO të Mikit në vitin 1999, e pyetën z.Manojloviç sesi e ndjente veten në këtë vizitë të parë “në tokën armike të Shqipërisë”. Me shumë diplomaci z. Manojlovic u përgjigj, që ai nuk është politikan, por artist. Ai theksoi se “nuk e konsideroj Shqipërinë si tokë armike”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti