Mikrofinanca, shpëtim për ata që nuk kanë?

Mikrofinanca, shpëtim për ata që nuk kanë?

Foto ilustruese

Ka institucione financiare që nuk janë banka, por që japin hua për qytetarët në shuma të vogla, deri në 5 milionë lekë të vjetra. Këto institucione quhen mikrofinanca dhe japin kredi të vogla deri në 5 mijë euro apo 500 mijë lekë, që quhen mikro-kredi. Deri vonë, për shkak të kostove të paravë që vetë këto institucione marrin borxh dhe që iu rrisin kostot, cilësoheshin nga qytetarët si fajde të ligjëruara. Por ato nuk janë të tilla dhe situata ka ndryshuar edhe në vetë perceptimin qytetar.

Këto institucione janë të shtrira në mënyrë kapilare në të gjitha qytetet e vendit dhe, ndryshe nga bankat, i gjen edhe në shumë fshatra me popullsi të zgjeruar dhe në pika strategjike.

Tabela 1. Mikro-financa 2021

Bilancet(xhiro) e institucioneve mikrofinanciare:

-          2020                       41.4 miliarde leke (ose 345 mln euro)

-          2021                       47 miliarde leke (ose 392 mln euro)

·         Rritje me 12%

 

Mikro-kredia 2021 per qytetaret:

-          2020                       30.1 miliarde leke (ose 251 mln euro)

-          2021                       35 miliarde leke (ose 292 mln euro)

·         Rritje me 14%

Mikrofinancat ofrojnë  zgjidhje për qytetarët në hall, që nuk duan të bien pre e fajdexhijve që të rrjepin lëkurën, të sjellin probleme sociale në familje, madje mund të të rrezikojnë edhe jetën.

Janë pakësuar fajdexhinjtë

Që kur mikrofinanca e ka shtrirë aktivitetin e saj në të gjitha rrethet e Shqipërisë, numri i fajdexhinjve ka rënë ndjeshëm. Po ashtu edhe ai i problemeve të mprehta sociale.  Institucionet e mikrofinancës po tregohen shumë të gatshme për qytetarët, për t’u dhënë fonde, kur qytetarët nuk kanë paratë që u duhen. Sidomos për ata qytetarë që me zor e shtyjnë muajin dhe që bankat nuk u besojnë t’u japin para kredi. Këta qytetarë, për shkak të pandemisë dhe të çmimeve ushqimore të rritura, sidomos nga shtatori 2021 e këtej, janë sot me qindra mijëra. Në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë. Dhe kryefamiljarët dhe kryefamiljaret u drejtohen institucioneve të mikrofinancës, kompanive jo banka që japin hua të vogla për një muaj, për disa muaj deri në një vit. Pas xhamit të sportelit të mikrofinancës, qytetarët qëndrojnë me zemër të dredhur, në pritje të një mirëkuptimi për t’i ndihmuar në sikletet e tyre të përballimit të mbijetesës.

Tabela 2. Kredia e re deri 5 mijë euro. Rritja në krahasim me 2020

-          Rritet si vellim per individet, biznesin e vogel dhe fermeret          91%

-          Rritet si numer per individet, biznesin e vogel dhe fermeret        48 %

·         Per individet ka shkuar me shume se gjysma e 292 mln eurove kredi(52%) te dhena

·         Fermeret 85% te kredive i kane marre nga mikro-kredia

·         Kthim i aktiveve 3%; kthim ne kapital 17%

Mikrofinanca për fermerët

Vetëm gjatë vitit të kaluar, institucionet e mikro-kredise dhanë 35 miliardë lekë kredi të vogla, ose 292 milionë euro, për dhjetëra e dhjetëra mijëra qytetarë në hall. Në rradhë të parë, për fermerët. Për këtë kategori qytetarësh, që bankat nuk u besojnë, për shkak të natyrës së punës në bujqësi. Institucionet e mikrofinancës u kanë hapur dyert fermerëve dhe këta të fundit 85 përqind të huave që marrin i sigurojnë nga këto institucione. Janë struktura me tregues financiarë të qëndrueshëm dhe një administrim të mirë të burimeve që kanë. Vitin e kaluar, por edhe gjatë këtyre katër muajve të parë të këtij viti, kredia e re e vendosur për individët, biznesin e vogël dhe fermerët u zgjerua me 91 përqind në vëllim dhe me 48 përqind në numër huash.

Kreditë e këqija, pra paratë e pakthyera nga qytetarët, janë në një nivel shumë të ulët për institucionet e mikrokredisë. Shumëkush mund të thotë se duhej të ishte e kundërta, përderisa mikrokredia i beson dhe u jep hua atyre që nuk kanë, pra qytetarëve në hall dhe shtresave më të pambrojtura të popullsisë. Duhej të kishte një numër shumë të madh të huave të vogla të pakthyera.

Ka ndodhur e kundërta, për një arësye të thjeshtë. Vetë institucionet e mikrokredisë janë të interesuara t’i mbajnë qytetarët në hall si klientë dhe u kanë ofruar ristrukturim të detyrimit të tyre, pra shtyrje të afatit të mikrokredisë, në një kohë të arësyeshme, ku qytetari mund të paguajë. Ndikimi social i institucioneve të mikrokredisë është i madh, pse duke u vënë në duar qytetarëve në hall para që nuk besonin se do të mund t’i siguronin, këto institucione mënjanojnë shumë strese dhe halle të mëdha të familjeve të varfëra ose me të ardhura modeste. Nganjëherë, kthehen në burimin e vetëm për të rifituar pak shpresë dhe për t’ju rikthyer me vrull të ri punës dhe përpjekjeve për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për familjen.

Mikro-kredia për gratë dhe vajzat

Institucionet e mikrokredisë kanë meritën të kenë ndihmuar gratë fermere apo që duan të ndërmarrin një aktivitet dhe një biznes të vogël. Përqindja e klienteve gra dhe vajza në këto institucione është shumë më e lartë se sa ajo në kreditë bankare. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë në përpjekje të vazhdueshme që të krijojnë produkte të reja dhe të përmirësojnë proçeset dhe shërbimet e tyre ndaj qytetarëve. Kjo është arësyeja pse këta të fundit u besojnë dhe vijojnë vazhdimisht të trokasin në dyert e këtyre institucioneve për mikrokredi.

Tabela 3. Ndikimi social i mikro-financës

·         Institucionet e mikrofinancës, permes projekteve individuale, po ndihmojnë grupe të veçanta të margjinalizuara

·         Informacioni për kredi-marrësit i saktë, i detajuar dhe pa ekuivoke

·         Kredimarrësi mundësohet të kërkojë ndihmë, të shprehë pakënaqësitë apo të marrë më tepër informacion

·         Mbështetja ndaj grave në sipërmarrje dallohet në raportin e lartë të klienteve femra kundrejt totalit të klientëve të financuar

Ky sektor u ka rikthyer shpresën jo pak qytetarëve. Nga ana e tyre, institucionet e mikrofinancës bëjnë përpjekje të vazhdueshme, nëpërmjet angazhimit të stafit si dhe buxhetimit të tyre, që të ndihmojnë grupe të veçanta të margjinalizuara dhe të pambrojtura. Kjo bëhet nëpërmjet projekteve individuale dhe jo në mënyrë të organizuar. Të gjithë klientët, përveç informimit të saktë dhe të detajuar mbi kredinë që ata marrin, kanë dhe një sërë instrumentesh në dispozicion, të cilat i ndihmojnë që të kërkojnë ndihmë kur janë të vetmuar, të shprehin pakënaqësitë e tyre, apo të marrin më tepër informacion.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni