Mikrovala? Kujdes! Zvogëlon
vlerat ushqyesue të ushqimeve

Mikrovala? Kujdes! Zvogëlon<br />vlerat ushqyesue të ushqimeve
Mikrovala është pajisja elektoshtëpiake më e përhapur pas televizorit. Kjo vjen pasi një mikrovalë është e shpejtë dhe ka përdorim të lehtë, nuk zë shumë vend, mund të përdoret për përgatitjen e ushqimit në shtëpi, në zyrë, biles dhe në restorante. Ndoshta edhe restorantet me famë për ushqime të shëndetshme mund të jenë të varur nga kjo pajisje elektrike për të ngrohur apo gatuar ushqimet.
A është e sigurt mikrovala?
Parë nga një perspektivë e gjerë, sistemi tretës i njeriut ka evolucionuar përgjatë mijëra vjetëve për të tretur ushqime krude ose të gatuara me ujë apo nxehtësi. Megjithatë, ushqimet e gatuara me mikrovalë përfaqësojnë një metodë gatimi totalisht të huaj dhe të panjohur për sistemin tretës të njeriut.
Logjika na bën të mendojmë se një metodë gatimi tërësisht e panjohur dhe e ndryshme do të alterojë vetitë kimike të ushqimeve duke ndikuar në mënyrë negative në shëndetin tonë.

Si funksionon një mikrovalë?
Mikrovalët bëjnë pjesë në spektrin elektromagnetik të energjisë që përfshin edhe valët e dritës e të radios. Përhapen me shpejtësi shumë të madhe. Atëherë, si e ngroh kaq shpejt ushqimin kjo pajisje? Brenda mikrovalës gjendet një ‘magnetron’, i cili është një tub me elektrone. Elektronet bashkëveprojnë me energji magnetike dhe elektrike dhe shndërrohen në valë me mikrogjatësi. Ky është rrezatimi që ndërvepron me molekulat e ushqimit.
Molekulat e ushqimit kanë një pol pozitiv dhe një pol negativ, në mënyrë të ngjashme me një magnet. Elektronet e magnetronit prodhojnë valë me gjatësi të cilat bashkëveprojnë me pjesët pozitive dhe negative të molekulave të ushqimit. Molekulat e ushqimit fillojnë të vibrojnë, deri në disa milionë herë për sekondë. Ky ‘vibrim’ molekular është shkaktari i krijimit të nxehtësisë në ushqim. Ky vibrim deformon molekulat e ushqimit dhe krijon përbërje të reja të cilat nuk njiheshin më parë. Është arritur të tregohet se këto përbërje të reja në ushqimet e gatuara në mikrovalë dëmtojnë elementët e gjakut, sistemin tretës dhe atë imunologjik. Mikrovala ekziston tashmë prej afërsisht 40 vjetësh, por deri tani janë realizuar vetëm pak studime shkencore mbi to.
Hulumtime që tregojnë efektin negativ mbi shëndetin të ushqimeve të gatuara me mikrovalë
Janë kryer hulumtime të hollësishme në Zvicër dhe Rusi mbi ushqimet e gatuara në mikrovalë dhe efektet e tyre mbi trupin e njeriut. Të dyja këto studime arritën në përfundimin se gatimi i ushqimeve në mikrovalë zvogëlonte në mënyrë domethënëse vlerat ushqyese, deformonte molekulat e proteinave dhe krijonte përbërje të reja antinatyrale. Megjithatë, pjesa më shqetësuese ishte fakti se u vu re përkeqësim i shëndetit tek individët që merrnin vetëm ushqime të gatuara në mikrovalë.

A mund të ngroh ushqimin në mikrovalë në mënyrë sporadike?
Jo. Në të vërtetë, ushqimet e ngrohur në mikrovalë ngrohen në mënyrë jo të barabartë dhe kanë pjesë të mbingrohura dhe pjesë të ftohta. Pjesët e ftohta mund të nxisin rritjen e baktereve të tilla si salmonela, dhe mund të pësoni një intoksikim nga ushqimi.
Për më tepër, kur përdoren enë apo mbështjellje plastike në mikrovalë, në ushqimin tuaj mund të përfundojnë shumë lëndë kimike të dëmshme si (etilhekzil)adipat ose DEHA (karcinogjen), bisfenol A ose BPA (agjent karcinogjen i pranishëm në materialet plastike) dhe ksenoestrogjenë (estrogjenë sintetikë).
Në një studim të kohëve të fundit u arrit në përfundimin se ingredientët kancerogjenë të pranishëm në një film plastik për mbështjelljen e ushqimit janë 10 000 herë më të lartë se sa kufiri i sigurisë i përcaktuar nga FDA (Administrata për Ushqimet dhe Barnat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Është arritur të tregohet se ekspozimi nga BPA, i përdorur në prodhimin e materialeve plastike, shkakton probleme në riprodhim dhe disfunksion erektil, ndërkohë që gjithashtu është lidhur me sëmundje kardiovaskulare dhe diabet.
Ksenoestrogjenët janë estrogjenë sintetikë të cilët tek meshkujt mund të shkaktojnë ulje të numrit të spermatozoideve dhe feminizim (rritje e gjoksit te meshkujt), ndërkohë që tek femrat mund të shkaktojnë kancer të gjirit dhe probleme riprodhuese. Te meshkujt dhe te femrat, ksenoestrogjenët nxisin rritjen në peshë në zonën e barkut dhe gjoksit, si dhe rrisin masën dhjamore në vithe, në ije, kofshë dhe në pjesën e prapme të krahëve.
Kështu që, përveç se janë jo të shëndetshme, ushqimet e gatuara në mikrovalë mund të bëjnë që të shtoni në peshë.
Nëna nuk duhet të ngrohë qumështin e gjirit apo atë të blerë në mikrovalë, pasi jo vetëm që mund të djegë foshnjen, por humbet vlerat ushqyese, enzimat dhe proteinat të cilat janë shumë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin.
Në vitin 1991 u krye një eksperiment: u ngroh gjaku i një pacienti në mikrovalë dhe më pas iu injektua përsëri. Pacienti vdiq nga një reaksion anafilaktik i rëndë. Mikrovala kishte krijuar proteina të reja të cilat organizmi nuk i njihte, prandaj dhe i sulmoi.
Shkrimi u botua ne suplementin ALMEDICUS
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë