Miku i ngushtë i Izet Haxhisë akuza të forta ndaj tij: Doje të përballeshe me Berishën, por qeni kthehet gjithmonë tek i zoti

Miku i ngushtë i Izet Haxhisë akuza të forta ndaj tij: Doje të përballeshe me Berishën, por qeni kthehet gjithmonë tek i zoti

Romeo Karaj dhe Izet Haxhia

Juristi i njohur dhe miku i ngushtë i Izet Haxhisë, Romeo Kara, me anë të një statusi në Facebook i ka dalë kundër për herë të parë mikut të tij duke ngritur akuza të forta.

Në statusin e tij, Kara shkruan se fillimisht vlerësimet për Izetin iu rritën kur ai u pendua publikisht për ato që kishte bërë gjatë kohës kur i shërbente Berishës si truprojë por sipas tij në fund qeni kthehet gjithmonë tek i zoti.

Më tej, ai shkruan se Izeti jo vetëm që nuk është vetësorëzuar po është arrestuar në një lokal në Kusadasi, pikërisht aty ku është arrestuar dhe herën e parë. Por sipas tij, Izeti vetëm është mburrur me denoncimet e Saliut dhe kurrë nuk ka folur për çështjen Hajdari.

Minimumi ky trimi virtual le te thote: kush e njoftoi Berishen per kaseten qe Azemi ju dha Haklajve? Ne cilin furgon ishte naten e vrasjes se Azemit? Ku ishte pas vrasjes se Azemit? Kush i zhduku armet apo armen e vrasjes se Azemit? Kush e njoftoi Berishen per pranine e Jaho Salihit aty etj? Ja pra qe paska shume arsye qe ceshtja te mos hapet. Si u be i mundur rihapja e procesit? Apo i fryu sopranoja e Parisit?

Romeo Kara

Më tej, ai ka hedhur dyshime edhe mbi të dashurën e Izetit, Erjona Parruci, e cila ka marrë dosjen e tij pa ditur se ku do ta dorëzojë.

Ku do t’a conte dosjen Erjona? Kujt i sherbeu Erjona me denigrimet ne FB? Pse te gjithe familjaret e Izetit me motra e vellezer papritur e pakujtuar u etiketuan si armiq? Pse Izet trimi kercenon me burg vellain e tij? Pse Erjona merr ne telefon motrat e Izetit dhe i urdheron qe te mos i shkojne ne burg atij? Kur ato i shkojne dhe ai nuk i pret, ve kujen ne FB se familjaret e kane braktisur Izetin. Pse nuk flet vete Izeti ne telefon me familjen dhe me mua, nderkohe qe shpenzon 100 mije leke ne dite biseda telefonike me Erjonen? Pse shprehet Izeti qe po mban burgun e shokeve te tij? Pse nuk shkon t’a takoje e te rrije Erjona në burg me te? A e ka takuar ndonjehere Erjona kete trim? Si ka mundesi qe ky heroi shkaterroi publikisht familjen e tij reale per Erjonen virtuale dhe feston si i shapllamosur ditelindjen e djalit te Erjones?

Romeo Kara

Në fund të statusit të tij, Kara shkruan se Izeti nuk është hero pse u pendua, por pse premtoi përballje publike me Berishën, të cilën duket se e ka harruar dhe po merret me familjarët dhe miqtë.

Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri më 8 maj të këtij viti për t’u përballur me “çështjen Hajdari” për të cilën është dënuar në mungesë me 25 vite burg.

Në vitin 2005, Izet Haxhia u arrestua ne Turqi por ka mbetur enigmë fakti se pse Izet Haxhia u mbajt në Turqi dhe nuk u ekstradua.

Prej kohësh Izet Haxhia ishte aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ka reshtur së akuzuari ish-shefin e tij Sali Berisha. Me rikthimin e tij në Shqipëri, Izet Haxhia kërkoi rihapjen e çështjes për të cilën ai pretendon se ka prova të forta që do të tronditnin opinionin e do të ndryshonin rrjedhën e asaj historie.

Personazh në media kohët e fundit është bërë edhe e dashura e tij, Erjona Parruca, e cila në intervistë ekskluzive për ‘Shqiptarja.com’ ka rrëfyer se për shkak të lidhjes së saj me Izetin ka marrë shpesh edhe kërcënime për jetën.

Postimi i plotë i Romeo Kara në Facebook: 

Nje pergjigje e detyruar per Erjona Parrucen dhe Izet Parruca Mourlon.

Mbasi kupa mbushet, cdo pike e metejshme natyrisht qe do te derdhet.
Keshtu ndodhi edhe me misionaren e se liges Erjona, si dhe Don Kishotin Izet.

Vleresimet per Izetin mu rriten kur ai u pendua publikisht per cfare ai kishte bere pergjate kohes qe i sherbente Berishes.
Mesa duket qeni kthehet gjithmone tek i zoti, keshtu qe ka disa kohe qe heroi i pendeses Izet, eshte bere pishman pse u pendua.
Izet Parruca Mourlon nuk mund te shije dhe te mashtroje kedo.
Izet Parruca eshte në hall te madh, se do te perballet me Berishen, dhe ne perballje me te, do te inkriminohen patjeter qe te dy.
Do thoni ju: cfare thua more? Izeti erdhi vete për t’u perballur me te. Keshtu mendoja edhe une, kur me telefonoi dhe me tha me zë te dridhur qe: une po direzohem, por te lutem komuniko me median. Dhe une mendova: Ky qenka me trim dhe me i drejte se une, se Ky qe dorezohet vete nuk ka asnje gjynah etj.
Por jo, Izet Parruca Mourlon eshte arrestuar ne nje lokal në Kusadasi, dhe pikerisht aty ku eshte arrestuar dhe heren e pare.
Pra, Ky trimi shqiptaro-anadollo-francez na genjeu te gjitheve duke na thene se eshte vetedorezuar.
Bazuar ne kete mashtrim te tij, u angazhova maksimalisht ne media qe se pari te siguronim mbrojtjen e jetes se tij, dhe se dyti rihapjen e procesit te tij qe per mua eshte procesi Tropoja.

Edhe pse u arrit te rihapej nje proces i pamundur, ku nje nga kontribuesit me te medhej ishte vellai i tij Ismeti, pasi kishte bere 15 vjet burg dhe e njihte shume mire ceshtjen, Izeti nepermjet te dashures se tij virtuale, na ofendoi duke kerkuar largimin tone.
Arsyet per kete i di ai, por i dime edhe ne.
Izetit dhe Saliut nuk i duhet nje proces ne drite te diellit dhe gjitheperfshires.

Izeti eshte mburrur shume me denoncimet e Saliut, por kurre nuk ka folur per ceshtjen Hajdari.
Pse do te thoni ju?
Se i djeg dhe i pervelon.
Minimumi ky trimi virtual le te thote: kush e njoftoi Berishen per kaseten qe Azemi ju dha Haklajve?
Ne cilin furgon ishte naten e vrasjes se Azemit?
Ku ishte pas vrasjes se Azemit?
Kush i zhduku armet apo armen e vrasjes se Azemit?
Kush e njoftoi Berishen per pranine e Jaho Salihit aty etj?

Ja pra qe paska shume arsye qe ceshtja te mos hapet.
Jane vrare rreth 200 bij nenash dhe kjo ceshtje nuk i takon vetem Izetit dhe Berishes.

Ka ardhur nga Turqia pa asnje leter, pa asnje prove dhe pa asnje rrobe me vete.
Si u be i mundur rihapja e procesit?
Apo i fryu sopranoja e Parisit?

Ndau gruan publikisht dhe denigroi femijet e tij ne FB ky burri trim, dhe kur e pyeten pse e bere kete, ma kerkoi Erjona tha.

Propozoi Erjonen për martese nga burgu dhe perseri tha ma kerkoi Erjona, nderkohe qe Erjona lozi rolin publik si e surprizuar.

Kerkoi qe dosja ti dorezohej Erjones sepse ajo do tia jepte babait te saj.
Ismeti takoi babane e saj dhe ai e mohoi kategorikisht nje gje te tille.
Ku do t’a conte dosjen Erjona?
Kujt i sherbeu Erjona me denigrimet ne FB?
Pse te gjithe familjaret e Izetit me motra e vellezer papritur e pakujtuar u etiketuan si armiq?
Pse Izet trimi kercenon me burg vellain e tij?
Pse Erjona merr ne telefon motrat e Izetit dhe i urdheron qe te mos i shkojne ne burg atij?
Kur ato i shkojne dhe ai nuk i pret, ve kujen ne FB se familjaret e kane braktisur Izetin.
Pse nuk flet vete Izeti ne telefon me familjen dhe me mua, nderkohe qe shpenzon 100 mije leke ne dite biseda telefonike me Erjonen?

Pse shprehet Izeti qe po mban burgun e shokeve te tij?

Erjona po na thote se ai eshte hero se eshte ne burg dhe ne te tjeret te pabese.
Po pse nuk shkon t’a takoje e te rrije Erjona në burg me te?

A e ka takuar ndonjehere Erjona kete trim?
Si ka mundesi qe ky heroi shkaterroi publikisht familjen e tij reale per Erjonen virtuale dhe feston si i shapllamosur ditelindjen e djalit te Erjones?
Do t’a kurseja Izet Parrucen nese a nuk do te ishte ne dijeni te situatave, por Ismeti i ka derguar 18 faqe leter në burg duke e sqaruar per gjithshka dhe sot ai nuk mund te justifikohet.

Izeti nuk eshte hero pse u pendua, por pse premtoi perballje publike me Berishen.

Le te mbaje ate qe ka thene, se e ka harruar Berishen dhe po merret me familjaret dhe miqte.

As qe e konsideroj mik nje burrec te tille dhe as kam ndonje kompleks tja perplas si te doje ai trim ate qe meriton ai.

Si gjithmone qeni kthehet tek i zoti.

P.s Burreci ka permendur trimerine time.
Me ka marre nga Turqia ne telefon duke me thene se kriminele ne burgun ku ai po rri tani, jane paguar per te me vrare mua, dhe kane dale në darke per kete qellim dhe jane kthyer ne mengjes.
Ka permendur ish gruan time te pare.
Po Izet Parruca, ajo ishte dhe eshte, por ti nuk ke si ta kuptosh se kurre nuk ke pasur familje dhe grua.
Ajo eshte nena e dy femijeve te mi, dhe dyshohej per nje tumorr ne kurriz, por shyqyr qe doli tjeter gje.
Mendova se do mund t’i beja nje vizite mjeksore ne Stamboll, por ti e di mire qe devijova nga plani.
Une nuk e kam denigruar kurre ish gruan time dhe nenen e djemve te mi, por perkundrazi do ta respektoj perjete per aq sa kam jetuar me te, dhe per aq sa i takon.
Fol prape se po te pres Izet Parruca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
E dashura e Izet Haxhisë sulmon kritikët e tij: U shitët tek Berisha, hajdeni ma mbyllni gojën po j'ua mbajti

Pas statusit të juristit Romeo Kara, i cili akuzoi mikun e tij të ngushtë Izet Haxhinë për besnikëri ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, një reagim ka ardhur edhe nga e dashura e Izet Haxhisë.

Me anë të një statusi në Facebook, Erjona Parruca ka akuzuar të vëllanë e Izetit, Ismetin, Romeon dhe Zylfie Haklajn si persona të shitur tek ish-kryeministri, Sali Berisha.

Ti guxon te quash Izetin te shitur, more vemje jarganjosese? Bashke me Ismet Haxhija, e me Ed Alikaj bashke? Po ju jeni ca krimba te ndyre! Dhe ti Ismet Haxhiaj, mos me bej te te publikoj gjithe msg e motra e te tua, se si nuk i cove nje shishe uje tet vellai ne burg. Mendohu mire, para se te shesesh tet vella per nje grusht interesi! Ju u preket te gjithe, sepse Izeti refuzoi qe t i permendnit emrat per interesat tuaja, sepse ai LUFTEN e tij me Berishen do t a coj deri ne fund!

Erjona Parruca 

Pjesë nga statusi i saj:  

Ti guxon te quash Izetin te shitur, more vemje jarganjosese?

Bashke me Ismet Haxhija, e me Ed Alikaj bashke? Po ju jeni ca krimba te ndyre! Dhe ti Ismet Haxhiaj, mos me bej te te publikoj gjithe msg e motra e te tua, se si nuk i cove nje shishe uje tet vellai ne burg, me arsyen e gjynafqarit, qe jeton vetem me nje pension… Kam cdo gje.. Dhe kjo eshte me e vogla… Sepse nese Izetîn nuk e degjon asnje prokuror, mua s me ndalon kush te denoncoj krime te pazgjidhura ende… Mendohu mire, para se te shesesh tet vella per nje grusht interesi! Ju u preket te gjithe, sepse Izeti refuzoi qe t i permendnit emrat per interesat tuaja, sepse ai LUFTEN e tij me Berishen do t a coj deri ne fund!

Ti , Ed Alikaj, qe m a trajtove dje Izetin si gjynafqar dhe lypes, ke kete msg nga Izeti: dergo ate Romeo neverine, t i terheqi ato leke qe i ke derguar, sepse parate e njerezve si ty, qe te shesin e dergojne msg private, per shpifje te nje tregtije te Izetit me Berishen, ndotin edhe djallin vete!

Ti Zylfie Haklaj, u mashtrove pa asnje qendrese, kunder njeriut qe shkaterroi jeten per te mos te tradhetuar.. Gjyqi do behet! Asnje s do kursehet! As ti, Ismet… Per gjera qe ti i di mire!

Izeti eshte trim i trimave dhe s jua ka nevojen asnje vemje si ju! Sepse ka Zotin me vete, ka te drejten, me ka edhe mua! Me dukéni kaq qesharake, sa edhe Berisha ne grahmat e tij te fundit…Kete po ju transmetoj ne emer te Izetit! Po eshe ne emrin tim, qe me akuzuat si spiune, si prostitute, etj… Sepse nuk mûd te pranonit qe nje femer t ju prishte planet tuaja karrieriste dhe financiare, dhe qe te donte Izetin me shume se cdo gje ne bote!

Degjoni o miq! Kush eshte ne burg? Kush eshte ne izolim total? Romeo? Ismeti? Apo trimi Izet Haxhia?

Po jedhin balte mbi mua, nje femer te vetme e te semure, po me kercenojne me jete e me femijet e mi!!

I kam te gjitha ne dore te avokates!!

Une nuk jam as Shote, e as viktime! Une jam dashuria e Izet Haxhise dhe do jepja me deshire jeten , per t i mbrojtur nderin e tij! Sepse Izet Haxhia as nuk shitet, as nuk blihet, more burrece fb, qe merreni me gra e femije!!!

Dhe minimumi nuk do jete diskretitimi, por burgu!!!!

Tradhetare te ndyre, Jago te shpifur, qe mbani ere leku e interesi!

Mjere nena per ju, o te piset!

Hajde, hajdeni, m a mbyllni gojén , po ju a mbajti! O Romeo trimi me flete, o Ismet gjakprishuri qe shite vellain me keq se Juda Krishtin, dhe ju copat e budallenjve qe u mashtruar nga keta te dy!!!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 06/09/2018 08:25

    Kam thene une mos bjer ne dashuri ne FB se mund te dale ne vend te sopranos se famshme Gita

    Përgjigju
  • nari: 05/09/2018 19:31

    ndoshta e fejuara eshte qytetari digital?

    Përgjigju
    • Tani: 06/09/2018 12:00

      Qytetari "digjital" eshte strumbullari i te gjitha ketyre....eshte i zpecializuar ne berjen e tropojaneve mish-mash...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë