Miku i Trump, miliarderi amerikan Jeffrey Epstein, akuzohet për trafikim vajzash për qëllime seksuale

Miku i Trump, miliarderi amerikan Jeffrey Epstein, akuzohet për trafikim vajzash për qëllime seksuale

Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein, që është i regjistruar si predator seksual, u akuzua të hënën se drejtonte një rrjet trafikimi vajzash të mitura për seks. Epstein deklaroi pafajësinë në një gjykatë të Nju Jorkut. Ai është dënuar edhe më parë për krime seksuale dhe në vitin 2008, arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida që i siguroi një vendim të zbutur. Financieri u arrestua të shtunën në mbrëmje, pasi arriti nga Franca me avionin e tij privat.

Miliarderi 66 vjeçar doli në një gjykatë të Nju Jorkut ku deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj akuzve se drejtonte një rrjet të gjerë vajzash të mitura për marrëdhënie seksuale. Sipas akt-padisë, zoti Epstein i kishte joshur vajzat të shkonin në vilat e tij në Manhatan dhe Florida në periudhën 2002-2005 dhe i kishte paguar qindra dollarë për seks.

"Vajzat nën moshë, në fillim u rekrutuan për masazh dhe shpesh e bënin një gjë të tillë të zhveshura ose pjesërisht të zhveshura. Këto masazhe morën gjithnjë e më shumë një natyre seksuale dhe shpesh përfshinin një ose më shumë veprime seksuale, siç sqarohet në akt-padi”, tha Geoffrey Berman, Prokuroror i Qarkut Jugor të Nju Jorkut.

Epstein, që shoqërohej shpesh me të pasurit dhe të fuqishmit, përfshirë Presidentin Donald Trump, u shpall fajtor për krime seksuale në Florida në vitin 2008 dhe u dënua me 13 muaj burg. Një nga akuzueset ishte Michelle Licata, që ishte rekrutuar t’i bënte masazh kur ishte 16 vjeç.

"Ai thoshte gjithë kohës 'O zot, sa e bukur, seksi dhe e mrekullueshme je’ dhe më vinte në pozitë shumë të vështirë”.

Sekretari në detyrë i Punës, Alexander Acosta, që ishte prokuror në Florida në atë kohë, e ndihmoi zotin Epstein që të arrinte një dënim të zbutur, që e lejonte atë të dilte nga burgu çdo ditë për të shkuar në punë, por sipas të cilit, ai duhet të regjistrhej si predator seksual.

Agjenti special i FBI-së, Bill Sweeney tha se agjencia e tij nuk do të ndalet deri kur predatorë të tillë, të jenë nën pranga, pavarësisht nga pushteti, pasuria apo lidhjet e tyre.

"Nëse jeni viktimizuar apo keni informacion shtesë për sjelljen e tij, duam të dëgjojmë prej jush, pavarësisht moshës suaj aktuale, apo në çfarë moshe ishit. Nuk ka rëndësi se ku ose kur ka ndodhur incidenti, apo incidentet”.

Avokati i Epstein nuk ishte në dispozicion për komente të hënën. Zoti Epstein do të jetë në burg deri në seancën për lirim me kusht më 15 korrik, por prokurorët donin që ai të mbetej i ndaluar deri në gjyq, të shqetësuar se mund të largohet nga vendi. Financieri i pasur është banor i ligjshëm i pjesës amerikane të Ishujve të Virgjër dhe ka shtëpi në NJu Jork, Florida dhe Francë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 11/07/2019 10:41

    Gjithashtu dhe "Miku I Bill Clinton"

    Përgjigju
  • adamo311: 10/07/2019 17:00

    Trump e ka perjashtuar Jeffrey Epstein nga klubi Mar-a-Lago ne Prill 2011, pikerisht shkaku i ngacmimeve seksuale te vajzave te mitura!!! Pra "miku i Trump-it"!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille