Ajo njihet si femra më e rezervuar kur është fjala për intervista. Por për revistën W, Mila Kunis ka rrëfyer disa gjëra mbi jetën private.

Aktorja është shatëzënë me fëmijën e saj të parë dhe ka treguar se dëshiron që të bëjë celebrimin e martesës në një ceremoni pa asnjë të ftuar.

Mila shprehet se është gati që të lërë karrierën e saj si aktore në pritje për të qenë një mama “me kohë të plotë”.

mila kunis

30 vjeçarja thotë se nuk ka menduar ndonjëherë që të martohet por, e pa këtë çështje në një pikë tjetër këndvështrimi duke vendosur që të martohet pa asnjë të ftuar.

Familja e saj kanë rënë dakord pasi janë të kënaqur nga ideja që vajza e tyre do të martohet.

Mila tregon se puthjen e saj të parë reale me bashkëshortin Ashton Kutcher e shkëmbeu në skenë.

Për momentin çifti janë fokusuar në përgatitjet e shtëpisë për ardhjen e bebes dhe pas lindjes ata kanë menduar që të bëjnë dasmën e tyre.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)