Aktorja Mila Kunis ka realizuar një set të ri fotografik ndërsa ka dhënë një intervistë për revistën femërore “Marie Claire”.

Aktorja bukuroshe si gjithmonë ka mahnitur me bukurinë e saj, ndërsa në njërën nga fotot ka nxjerrë në pah vetëm njërin sy duke e mbuluar tjetrin me një trëndafil,ku ka ekspozuar një shikim magjepsës.

mila kunis

Në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin amerikan Ashton Kutcher Mila nuk ka preferuar të flasë duke thënë se tashmë ata janë përfolur së shumti në media në lidhje me jetën e tyre private.

Më tej 29 vjeçarja ka thënë se tani që është një person i njohur e ka censuruar së tepërmi veten duke u bërë më e kujdesshme.

“Por gjithmonë e kam thënë se është më mirë të tregohesh e vërtetë sesa të meresh me gënjeshtra. Të paktën në këtë mënyrë ju e dini kush jeni”:- ka thënë Kunis.

mila kunis

Mila së fundmi është marë me një projekt të ri siç është roli i saj në filmin e fantazisë “Oz The Great And Powerful”.

Në lidhje me angazhimin e saj në karrierë ka theksuar se përveçse një femër tanimë e njohur ajo do të jetë dhe një vajzë shtëpie.

mila kunis

Për këtë ka shprehur se dëshiron të luajë vetëm një film në vit dhe jo tre në mënyrë që ti përkushtohet dhe jetës së saj jashtë ekranit, pasi jo gjithmonë do të meret me aktrim duke dashur të krijojë një familje.

 (b.t/shqiptarja.com)