Miladin Popovic: Nuk jam unë 
​përgjegjës për vdekjen e Qemal Stafës

Miladin Popovic: Nuk jam unë <br />​përgjegjës për vdekjen e Qemal Stafës
TIRANE -  Letra  e Miladin Popoviçit si përgjigje e akuzave të Koço Tashkos për faje në drejtim të Partisë Komuniste, në vjeshtën e ‘42, sjell në pjesën e tretë argumente të forta e ngacmuese. E shoqëruar me nervozitet e ndonjëherë me nota kërcënimi, në këtë pjesë të letrës së tij Popoviç ndalet në akuzat që i janë bërë për mungesë konspiracioni, dhe pakujdesie, duke rrezikuar shpesh bazat ilegale dhe shokët e Partisë. Popoviç përgjigjet i revoltuar se nuk e pranon akuzën që i bën Tashko, teksa e bën përgjegjës për vdekjen e Qemal Stafës, duke e quajtur akuzë të rëndë e të tmerrshme. Po ashtu Popoviç hedh poshtë akuzat e Tashkos për synimin e kryetarllëkut të PKSH-së.

Popoviç i përgjigjet i inatosur se Partinë nuk e drejtojnë ish kryetarët e grupeve, por Komiteti Qëndror. “...Asht e kjarët për të gjith se sot nuk e drejton çështjen asnji Dino, asnji Qorri, asnji Veli as Tafari, as Niko etj; etj; si kryetarë: por ka një K.Q. që e drejton punën dhe jo një M. ose D...”, shkruan Popoviç.


 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit