Një goditje me mjaft peshë për mesfushën e Milanit të Massimiliano Allegri. Skuadra e kuqezinjve ka arritur të sigurojë shërbimet e anësorit të Nancy, Bakaye Traoré, futbollist i kombëtares së Malit që do të zbarkojë në Milanello me koston zero, pasi i përfundon kontrata në Maj.
Sipas të përditshmes L'Equipe, Bakaye Traorè ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Milani, të cilat u bënë në fshehtësi të plotë. Pas 3 viteve me skuadrëne nancy, futbollisti malian ka arritur akordin për nëj kontratë për 3 sezone me milanin.
Këtë vit në Ligue 1, Bakaye Traorè ka koleksionuar 16 ndeshje dhe 5 gola. "Jam i nderuar nga interesimi i Milanit, Bashkë me Real Madrid, Barcelona e Manchester United, është një nga 4 ekipet më të fortë në botë" tha pak ditë më parë Bakaye Traorè. Tani ëndrra e mesfushorit është bërë realitet.
Me ardhjen e këtij lojtari, prezenca e francezit Mathieu Flamini bëhet akoma më e vështirë në skemat e Milanit të Allegrit. Për të është nëj mundësi për kalimin te Marseille. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com