Sonte në mbrëmje do të zhvillohet një nga ndeshjet më interesante të fazës së 1/8. Milani do të presë në ‘San Siro’ ekipin e Barcelonës në një 90’ minutësh magjik. Dy ekipet vijnë pas një periudhe shumë të mirë që po kalojnë në kampionat, por Milani me një ndryshim të madh, pasi ai që i riktheu shkëlqimin, Mario Baloteli do të mungojë për shkak se ka luajtur në këtë kompeticion me ekipin e Manchester City-t në fazën e grupeve.
Megjithatë El Sharaui, Robinjo, Pazzini dhe pjesa tjetër e ekipit me Boateng do të kërkojnë që të mposhtin katalanasit në një super sfidë e cila mund të vendosë shumë për aktin e dytë të kthimit që do të zhvillohet në ‘Camp Nou’. Për Milanin Liga e Kampioneve është kompeticioni i vetëm që ka mbetur në lojë për t’u fituar, pasi në Kupën e Italisë dhe Serisë A, janë misione të pamundura. Trajneri Masimiliano Alegri në prag të ndeshjes së shumëpritur deklaron se nuk do të luajnë si inferiore përballë blaugranëve, pasi i kanë të gjitha shanset për të befasuar.
“Do të jetë një ndeshje spektakolare sepse përballen ekipet me më shumë tituj në botë. Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur dhe të kënaqë të gjithë spektatorët. El Sharaui është rikuperuar plotësisht dhe besoj se do të jetë i gatshëm. Mesi është një lojtar që bën diferencën por bashkë me të është edhe Iniesta, do të mundohemi ti ndalojmë me të gjitha forcat” deklaron Allegri. Në kampin tjetër Iniesta dhe Xavi bën thirrje për qetësi, pasi Milani është një nga ekipet më me eksperiencë dhe e di shumë mirë që duhen më pak ndeshje se në cilin do kompeticion tjetër për të fituar trofeun. Ndeshja tjetër e grupit do të zhvillohet mes Gallatasarayt dhe Shalke 04 në Turqi.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com