Milan nuk fal në “San Siro” përballë Veronës, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në Serie A, që do të thotë pjesëmarrje në Europa League në sezonin e ardhshëm.
Pas suksesit një javë më parë në Bologna, Milan ka fituar në shtëpi sot 3-1 ndaj Veronës, me këtë të fundit që bie nga kategoria dhe përfundon në Serie B.
Calhanoglu në minutën e 11-të shënon golin e parë, ndërsa kuqezinjtë shënojnë të dytin me Cutronen në minutën e 32-të. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Abate shënon golin e tretë dhe nokautit për Veronën. Miqtë shënojnë golin e nderit në 85’ me Lee. Ndërsa në fund ka edhe një gol për Milan, shënon Borini.