Milan blen pëfundimisht Tomori-n! City përgatit mega-ofertën: Stërling, Jesus dhe para për Harry Kane

Milan blen pëfundimisht Tomori-n! City përgatit mega-ofertën: Stërling, Jesus dhe para për Harry Kane

Lajme të mira vijnë për tifozët e Milanit, pasi klubi ka gjetur akordin me Chelsea-n për mbrojtësin Tomori, i cili ishte në huazim. Për 23-vjeçarin ‘djalli’ ka rënë dakord të pagujë 43 milionë euro, ndërsa tani është hedhur në sulm për sulmuesin Giroud dhe Rodrigo de Paul. Mesfushori vlerësohet 40 milionë euro nga Udinese, ndërsa në ditët në vijim pritet të ulen disi pretendimet.

Lajme të bujshme vijnë edhe nga Anglia pasi ‘The Sun’ shkruan se Manchester City është hedhur fuqishëm në sulm për të siguruar shërbimet e Harry Kane pas humbjes në finalen e Champions League. Sulmuesi është vlerësuar 150 milionë paund nga Tottenham, ndërsa për të zbutur këtë shifër City ka ofruar Rahem Stërling dhe Gabriel Jesus. Pjesa tjerër është në plan të mbulohet me para kesh, ndërsa mbetet për t’u parë se si do ecë tratativa në një kohë kur vetë Kane ka kërkuar të largohet.

Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 02/06/2021 17:36

    Shikojeni dhe njehere informacjonin per Tomorrin, kan ren dakort per 28 mln euro me keste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet