Milan dhe Inter konfirmojnë stadiumin e ri, 'San Siro' do të prishet në 2026

Milan dhe Inter konfirmojnë stadiumin e ri, 'San Siro' do të prishet në 2026

Stadiumi 'San Siro'

Tashmë është vendosur përfundimisht. Në 2026 stadiumi ‘San Siro’ ku luajnë Inter dhe Milan do të prishet. Presidenti i Milanit Paolo Scaroni dhe një prej drejtuesve të Interit kanë deklaruar publikisht se kanë vendosur për ndërtimin e një stadiumi të ri, përkrah atij që është aktualisht.

Në Lausanë të Zvicrës Paolo Scaroni, presidenti i Milanit deklaroi: “Le të bëjmë një San Siro të ri pranë atij të vjetrit, në të njëjtën zonë. Stadiumi aktual do të prishet dhe në vendin e tij do të jenë hapësira të tjera”. Ndërkohë me një ‘aboslutisht’ ka konfirmuar projektin drejtori i menaxhimit të klubit të Interit, Alessandro Antonello.

Ndërkohë kryebashkiaku i Milanos, Guiseppe Sala, për temën e stadiumit u shpreh: “Bashkia zotëron San Siro-n, por nëse Inter dhe Milan vendosin të bëjnë një stadium të ri unë mund të them dy gjerë: e para do të marrë kohë dhe e dytë stadium aktual do të jetë funksional deri në vitin 2026.”

Stadiumi i ri i Interit dhe Milanit do të ketë një kapacitet prej 60 mijë vendësh, 20 mijë më pak se ‘San Siro’ aktual dhe do të kushtojë 700 mln euro. Ndërkohë pas prishjes, te vendi i stadiumit aktual, do të ndërtohen parkingje dhe dyqane në shërbim të stadiumit të ri.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 24/06/2019 13:41

    Do kete dore Rama dhe ketu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë