Supersfida e javës së 11të Seria A mes Romës dhe Milanit i ka takuar ‘djallit’ të Stefano Piolit, që i ka shkatuar humbjen e parë për këtë sezon verdhekuve të Mourinho-s në shtëpi. Në ‘Olimpico’ ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-2, ndërsa goli i parë i realizuar nga ‘djalli’ erdhi në minutën e 26 nga Ibrahimovic, që për herë të parë pas 2012 realizoi nga goditja e dënimit.
Ky për Ibrën ishte edhe goli i 400 në karrierë, ndërsa në Seria A kapi shifrën e 150 realizimeve. Sakaq 40-vjeçari u bë edhe futbollisti më i vjetër që realizon në ‘Olimpico’ duke lënë pas Tottin që golin e fundit e ka realizuar në moshën 39 vjeç e 11 muaj.
Për të dyfishuar shifrat kundër Romës mendoi Kessie me penallti, ndërsa në minutën e 66 Theo Hernandez doli me karton të kuq, duke humbur sfidën e radhës derbi kundër Interit. Pavarësisht se pati edhe shumë lojë Roma vetëm sa ngushtoi diferencat në minutën e 93 me El Shaarawy.
Më këtë fitore Milan vijon të ndajë vendin e parë me Napolin me 31 pikë pas 11 javësh. Sa i takon skuadrës së Spalletti-t një gol i Zielinksit në minutën e 61 i mjaftoi për të marrë 3 pikët në transfertën e Salernitanës. Si Napoli ashtu edhe Milan në 11 javë kampionat kanë 10 fitore dhe vetëm 1 barazim.
Zgjatja e afatit përbën domosdoshmëri, sepse ende ka vend për pastrimin e personelit në Institucionet e Panvrura për çdo nivel perfqësimi
Përgjigju