Inter, kampionia në fuqi e Seria A, do të luajë sonte një ndeshje delikate në transfertë kundër Torinos, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores do ta komplikonte shumë objektivin titull. Pas fitores 1-0 kundër Empolit Milan udhëheq kampionatin me 5 pikë më shumë se Interi, por nëse zikaltërit i rikuperojnë me sukses dy ndeshjet që kanë më pak se kuqezinjtë atëherë rikthehen në krye. Por për këtë nuk pritet të jetë e lehtë.
Inter ka 3 ndeshje që barazon jashtë fushës së saj dhe nëse sonte ndodh e katërta me Torinon atëherë klubi do kthehej 18 vite më pas, në 2004 kur trajner ishte Mancini. Gjithashtu për t’ia dalë Inzaghi duhet t’ia bëjë pa lojtarin themelor siç është Brozovic, i cili u dëmtua në mesjavë kundër Liverpool në Champions League.
Zikaltërit kundër Torinos i favorizon historia, pasi në 5 ndeshjet e fundit kanë fituar gjithmonë. Në 17 ndeshje të luajtura si pritëse Torino ka fituar vetëm 2, ka barazuar 3 dhe ka humbur 12 në favor të Interit. Sakaq Torino nuk ka asnjë fitore në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, por pavarësisht kësaj renditet në mesin e artë të tabelës.
Po sonte ndërkohë, në orën 21:00 Barcelona pret në Camp Nou Osassuna-n për të siguruar një vend në mesin e katër më të mirave në kampionat. Premisat janë të mira për katalanasit, pasi aktualisht renditen në vendin e katërt dhe kanë dy ndeshje më pak se rivalët. Në rast se i fiton vendi i tretë do ishte i sigurtë.
Të besuarit e Xavi-t kanë 3 fitore radhazi në kampionat dhe duke parë urinë e katërta duket se është rrugës.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.6%
-
Duhen më pak
64.2%
-
Është në rregull
15.2%
Vota total: 1159
Lajme të tjera
-
Ronaldo nuk paraqitet te M.United as ditën e dytë të stërvitjes! Nga Spanja: Agjenti i ofron futbollistin Barcelonës
5 Korrik, 12:02
-
Nga ikja në Itali me gomone te realizimi i ëndrrës së madhe, babai i Asllanit tregon për ‘Report Tv’ transferimin e të birit te Interi: Pres një sezon të vështirë
4 Korrik, 14:09
-
Inter zyrtarizon Onana-n dhe Mkihtaryan, Skriniar në orët e fundit si zikaltër! Paris SG rrit ofertën, shumë shpejt 'tymi i bardhë'
2 Korrik, 16:05
-
Chelsea ka akord, por Rapinha 'çmend' Leeds! Braziliani do Barcelonën, por s'mjaftojnë 60 mln euro
2 Korrik, 15:23
-
“I dashur Andrea …’, mbyllet pas 7 vitesh aventura e Belotti-t me Torinon: Krenarë për kontributin që keni dhënë
1 Korrik, 12:02
-
Asllani rrëfehet te Interi: Isha 2 vjeç kur erdha në Itali, s'e imagjinoja këtë! Shqiptari zgjedh numrin 14, e uron Perisic: Paç fat vogëlush
1 Korrik, 11:34
-
Prezantimi i veçantë për Asllanin, Lukaku flet me presidentin Zhang: Më pëlqen mentaliteti i tij, nuk duket si 20 vjeç (VIDEO)
30 Qershor, 16:37
-
Pas Asllanit Inter kërkon një tjetër futbollist të kombëtares shqiptare, por Roma refuzon për Kumbullën
30 Qershor, 12:05
-
Lukaku zgjedh një numër të pazakontë në fanellë tek Interi
29 Qershor, 22:25
-
Dita e ëndrrave për Asllanin, shqiptari i kombëtares në Milano për Interin! Zbarkon edhe Lukaku: Shumë i lumtur për rikthimin (VIDEO)
29 Qershor, 11:40
-
E konfirmon Interi, Lukaku pritet nga ora në orë në Milano! A do ta presë kush në aeroport?
28 Qershor, 15:20
-
Java e Milanit në Itali, priten rinovimet me drejtuesit! Maldini dhe Massara do zyrtarizohen nga ora në orë
27 Qershor, 11:44