Milan, i marrë me kosto zero
Suso tani vlen 20 milionë euro

Milan, i marrë me kosto zero<br />Suso tani vlen 20 milionë euro
Paraqitja e jashtëzakonshme në derbi e Susos gati ia ka dyfishuar vlerën. Në një natë spanjolli ka bërë për vete “San Siro”-n, duke treguar se intuita e trajnerit Montella ka qenë e drejtë, pavarësisht se spanjollit i është dashur pak kohë për t’i bindur të gjithë për potencialin e tij të madh.

Sapo ka mbushur 23 vjeç dhe është larguar nga Spanja në një moshë shumë të re për të kërkuar fatin te Liverpool.

Por atje situata ka ndryshuar dhe në janar të 2015-ës ka përfituar nga rasti për të kaluar te Milan me kosto zero. Tani që Jesus ka shpërthyer të gjithë po kërkojnë të marrin meritat e një shkëlqimi që është fryt i një pjekurie graduale dhe të pandalshme.

Pasi ka siguruar një vend si titullar i palëvizshëm te Milan, tani ai synon të kthehet te kombëtarja e Spanjës nga dera kryesore, pasi ka kaluar te të gjitha ekipet e moshave. Por sa vlen tani Suso? Në verë, Galliani kërkonte 10 milionë euro, para se ta hiqte nga merkato.

Ndërsa tani vlera e tij është ngjitur në rreth 20 milionë euro. Fiton pak më shumë se 1 milion euro dhe ka një kontratë deri në 2019-ën: natyrisht Montella e konsideron të paprekshëm.
 
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve