Milan kthehet te fitoret pas tre humbjeve, por nga Genoa largohet me 'zemer në dorë'

Milan kthehet te fitoret pas tre humbjeve, por nga Genoa largohet me 'zemer në dorë'

Milan është rikthyer te fitoret në Seria A dhe këtë e ka bërë me zemërë në dorë, pasi sfida me Genoa-n e mbyllur 1-2 për ‘djallin’ pati një episod 11 metërshi për vendasit në minutat shtesë të kohës së rregullt.

Pjesa e parë u mbyll në favor të vendasve, të cilët në minutën e 41 mposhtën portierin Reina. Në fraksionin e dytë të lojës Milan hyri me marsh tjetër në lojë dhe fillimisht Hernandez barazoi shifrat, ndërsa me penallti Frank Kessie i përmbysi ato. U duk se gjithçka u vulos këtu pasi vendasit dolën edhe me karton të kuq, por në minutën e 79 forcat u barazuan në fushë pasi Calabria për Milanin u largua me dy të verdhave.

Gjithsesi e keqia nuk kishte fund këtu, pasi në minutën e 89 Pepe Reina shkaktoi një penallti, duke ngrirë të gjithë zemrat e tifozëve të ‘djallit’. Për fat të mirë nga pika e bardhë e penalltisë portieri spanjoll korigjoi gabimin, duke lënë në fuqi rezultatin 1-2, që do të thotë fitorja e parë për Milanin pas 3 humbjeve radhazi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'