Sulmuesi i ekipit të Juventuesit Alesando Matri mund të largohet në drejtim të Milanit për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic, i cili është larguar te ekipi francez i PSG. Drejtuesit e ekipit të milanos janë përfshirë në bisedime me homologët nga Torino për të mbyllur sa më shpejt llogaritë. Ndërkohë që administartori i Milanit Adriano Galiani është në kërkim të një mbrojtësi në vendin e Tiago Silvës. Shitja e dy futbollistëve kryesorë ka krijuar shumë hapësirë në ekipin e drejtuar nga trajneri Alegri që vështirë të mbushet këtë edicion. Sakaq sulmuesi Alesando Pato ka konfirmuar qëndrrimin në Milano.