Milani kërkon të kopjojë të njëjtën lëvizje që solli Luka Modric te kuqezinjtë, por këtë herë duke u përqëndruar te Robert Lewandowski, sulmuesi polak që ka edhe pak muaj kontratë me Barcelonën. Për veteranin Milani nuk do e ketë të lehtë, pasi në garë është edhe Juventusi. Megjithastë mediet në Itali bëjnë me dije se sulmuesi i është 'vetëofruar' Milanit.

Menaxherët e sulmuesit po punojnë për mundësi të reja, pas Bayern Munich dhe Barcelonës, Lewandowski dëshiron një tjetër klub të madh evropian dhe Milani është një prej tyre. Të thuash që Lewandowski po ofron veten pothuajse e nënvlerëson si lojtar, teksa ai po kërkon një tjetër sfidë të madhe. Milani, i cili synon përsëri një ringjallje ndërkombëtare, është një prej tyre; prandaj Roberti ka zgjedhur të përmirësojë përvojën e tij. Në Itali, Juventusi, i cili ka qenë prej kohësh i interesuar, mund të jetë gjithashtu një kandidat.

Siç raportohet nga 'Gazzetta dello Sport', ekipi i sulmuesit të lindur në vitin 1988 po punon për të finalizuar të ardhmen e një lojtari që ka shënuar 565 gola në karrierë deri më sot. Largimi i tij nga Barça duket i garantuar dhe Juventusi ka bërë tashmë lëvizje disa muaj më parë.

Mbetet për t'u parë se cilat janë qëllimet e lojtarit polak, pasi ai mund të preferojë liga më tërheqëse sesa Serie A në rënie, ose, ashtu si Modric, të zgjedhë një ligë më pak kërkuese ku ai mund të ketë një ndikim të rëndësishëm, pavarësisht moshës së tij.